Home»Magazine»Kinema & TV»Mulan së shpejti në film, ja kush aktore do të luajë rolin e saj

Mulan së shpejti në film, ja kush aktore do të luajë rolin e saj

Mulan pa dyshim ka qenë një nga kryeveprat e Dizney dhe nuk kishte një fëmijë që të mos ishte I dashuruar pas këtij filmi të animuar. Para pak kohësh u dha lajmi se këto kukulla do të realizohen sërish nga gjigandi Dizney por këtë herë do të vijnë si një filmi.

“Mulan” më në fund zgjodhi edhe protagonisten kryesore. Aktorja kineze Liu Yifei do të luajë rolin e personazhit kryesor pas një kërkimi intensiv që zgjati thuajse një vit, ku në të cilin u provuan më shumë se një mijë persona.

Liu nuk është një emër i njohur në perëndim, por në Kinë është e famshme dhe ka aktruar edhe në gjuhën angleze më parë. Ajo është shfaqur në filma si “The Forbidden Kingdom” dhe “Outcast”. “Mulan” bazohet në filmin e animuar të vitit 1998 me të njëjtin titull, i cili është bazuar në legjendën kineze Hua Mulan./Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *