Home»Keshilla»Mos ia dhuro dashurinë tënde, dikujt që nuk e vlerëson atë

Mos ia dhuro dashurinë tënde, dikujt që nuk e vlerëson atë

Mos vazhdo t’i japësh mundësi të reja një personi që nuk i ka vlerësuar ato, që nuk i ka merituar mundësitë e reja, por që ti ia ke dhënë gjithsesi. Mos vazhdo të jesh aty për një person që nuk arrin ta shohë gjithçka që ti ke bërë për të. Mos u përpiq të vazhdosh diçka që e sheh se nuk ka të ardhme.

Mos i jep të tjera mundësi dikujt që nuk i ka përdorur mundësitë e mëparshme që të ndryshojë për mirë. Atje jashtë, kur më së paku e pret, do të shfaqet dikush që mezi pret të të përqafojë, të të ketë pranë vetes dhe të të tregojë çdo gjë që është i aftë të bëjë për ty. Por normalisht ti nuk mund t’i shohësh persona të tillë, sepse je kapur fort pas dikujt që nuk ia ndjen shumë për ty, edhe pse ti ke bërë shumë për të.

Ti duhet ta duash veten mjaftueshëm sa për të kuptuar se vlen dhe meriton më të mirën për veten. Ti nuk meriton dikë që shfaqet tek ty, kur ka nevojë për të përmbushur interesat e veta. Ti nuk meriton dikë që pyet për ty, vetëm kur ti e telefonon, apo kur e sheh në rrugë. Ti nuk meriton dikë që nuk di t’i japë rëndësinë e duhur sakrificave që bën ti për të. Ti nuk meriton dikë që e shumëzon me zero dashurinë tënde për të.

Nëse ti e do mjaftueshëm veten, largohu sa më parë nga një person i tillë. Ndoshta do të ndihesh keq për disa ditë, por duke humbur kohën me të, ti humbet mundësinë të njohësh dikë tjetër në ato ditë dhe të ndihesh sërish e lumtur me dikë që të vlerëson; me dikë që mezi pret të kalojë kohën e tij me ty; me dikë që kërkon të ndajë çdo çast të jetës së tij me ty. Ti meriton pikërisht një person të tillë, që mendon për ty përgjatë gjithë ditës. Ti nuk meriton injorimin e dikujt, por dashurinë e madhe të dikujt tjetër, ndaj mjaft me kaq. Nëse e ndien se je në një lidhje të gabuar, jepi fund gjithçkaje dhe nise vitin e ri me shpresa të reja se e ardhmja do të të sjellë një njeri më të mirë pranë. Ndërsa, nëse je në një marrëdhënie të lumtur dhe personi në krahë të bën ekstremisht të lumtur, është koha të kuptosh se atë person nuk duhet ta lësh të shkojë. Përqafoje fort, duaje dhe respektoje. Duhet të ndihesh e bekuar që ke në krahë personin që meriton të kesh. / Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *