Home»Bota»Mesha e Krishtlindjes së Papa Françeskut do të transmetohet me një teknologji të gjeneratës së fundit

Mesha e Krishtlindjes së Papa Françeskut do të transmetohet me një teknologji të gjeneratës së fundit

Mesha e natës së mirë e sotme që mbahet në Bazilikën e Shën Pjetrit nga Papa Françesku do të transmetohet në orën 17.30 në të gjithë botën me një cilësi të lartë. Festimet e udhëhequra nga media e Vatikanit do të transmetohen nga e gjithë bota dhe do të përdoret një sistem revolucionar, sistemi 8K, më i avancuari në teknologjinë e komunikimit televiziv.

Do të jetë inovator edhe në formatin Ultra HD 4K me bashkëpunimin e një sërë sipërmarrjesh si Eutelsat, Globecast, Sony, Rai dhe Tivùsat. Regjistrimi në 8K është një format që lejon një nivel maksimal të imazheve televizive të njohura deri më tani dhe ka zgjuar kureshti jo vetëm tek këto sipërmarrje, por edhe tek publiku i gjerë. Sekretari i komunikimit, monsinjor Dario Edoardo Viganó pohoi se në vitin 1960 në Olimpiadën e Romës ndërtuan një moment kyç për të eksperimentuar në Worldvision televizionin  e sapolindur që do të bëhej standard në rastin e një ngjarjeje ekleziastike si Këshilli i Vatikanit të vitit 1963. Sot, përkundrazi, po asistojmë një një procedurë, një ngjarje papale që stimulon adoptimin e teknologjisë 8K. “Befasuese, por historia është e tillë: raste të rëndësishme që kanë aftësinë për të përvijuar modernitetin.

Ky testim na lejon të prodhojmë materiale dokumantare me një cilësi të lartë të destinuar për arkivat dhe historitë e së ardhmes, – shpreh Vigano. Për më tepër është në gjurmët e reformave të medias së Vatikanit të kërkuar nga Papa, i cili na nxit vazhdimisht të përshtasim sistemin tonë të komunikimit me ekzigjencat e mjedisit digjital bashkëkohor për një përhapje më të mirë të mesazheve në të katër anët e planetit.” / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *