Home»Magazine»Letersi»Mesazhet fantastike që Marcel Proust na përcjell përmes veprës “Kur dashuronte Suani”. Lexojini!

Mesazhet fantastike që Marcel Proust na përcjell përmes veprës “Kur dashuronte Suani”. Lexojini!

“Le të jemi mirënjohës për njerëzit që na bëjnë të lumtur; ata janë kopshtarët magjikë që bëjnë të lulëzojnë shpirtrat tanë”.

“Gjatë jetës ne nuk fitojmë urtësi. Ne e zbulojmë atë gjatë një udhëtimi që askush nuk mund ta marrë në vendin tonë”.

“Nëse të ëndërrosh pak është e rrezikshme, kura për të nuk është të ëndërrosh pak, por të ëndërrosh akoma më tepër, të ëndërrosh gjithë kohës”.

“Koha, e cila i ndryshon njerëzit, nuk e ndryshon dot imazhin që ne kemi për ta”.

“Nuk ekziston ndonjë person, sado i zgjuar që të jetë, që në fëmijërinë e tij të mos ketë thënë apo të mos ketë bërë gjëra, të cilat do t’i fshijë përgjithmonë nga kujtesa, nëse do të ishte e mundur”.

“Në realitet, çdo lexues është lexues i vetes së tij, ndërkohë që lexon një libër”.

“Vjen shumë shpejt ai momenti, kur nuk mbetet gjë tjetër për të pritur”.

“Çdokush ka tri jetë : një jetë publike, një jetë private dhe një jetë sekrete”.

“Destinacioni im nuk është më një vend, por një mënyrë e re e të parit të gjërave”.

“Ne mund t’i largohemi më me lehtësi një dhimbjeje, vetëm nëse e kemi përjetuar atë në thellësi”. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *