Home»Histori»Lufta e heshtur e Kim Filbit, “Urithit të fundit” të KGB-së

Lufta e heshtur e Kim Filbit, “Urithit të fundit” të KGB-së

Xhentëllmeni i spiunazhit anglez, që në 30 vjet u transformua në profesionistin më të madh të dezertimit

Screen Shot 2015-09-15 at 4.38.13 PM

… “Tradhëtia ishte profesioni i Filbit, ishte natyra e tij. Ama turpi ishte që shërbimi sekret t’i identifikonte klasën shoqërore dhe besnikërinë. Establishmenti”, këmbëngulte Le Carré, “ka dhënë demonstrimin e një grotesku të pazakontë. Ndoshta Filbi ishte spiuni që ky establishment meritonte”. I është përgjigjur, me një snobizëm të thatë, Graham Greene: “Në spiunazh, gjykimet morale janë veçanërisht të pavend. Asnjë dëm i shkaktuar nga Filbi, Burgess e Maclean, nuk është më i lartë se sa argëtimi që të gjithë ata kanë ditur të na garantojnë”. Një gotë xhin për dezinfektuar plagët morale të një brezi…

… Çfarë është spiuni? Çfarë është tradhëtia? Shkruan Filbi duke mbyllur autobiografinë e tij, “My Silent War”, të vitit 1968: “Komentatorët perëndimorë janë habitur më kot për perden liberale të tymit, prapa së cilës fshihja opinionet e mia të vërteta. Një shkrimtar që më njihte ka deklaruar se opinionet liberale të shprehura prej meje në Lindje të Mesme, sigurisht që duhet të ishin të miat personale… Por detyrimi i parë i një operatori të nëndheut është që të përsosë jo vetëm versionin e tij të koperturës, por edhe personalitetin e tij të koperturës”…


 

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *