Home»Bota»Lloji i bombës së përdorur nga agresori në terminalin e autobuzëve në Nju Jork

Lloji i bombës së përdorur nga agresori në terminalin e autobuzëve në Nju Jork

Akayed Ullah, agresori që provokoi këtë të hënë një shpërthim në terminalin e autobuzëve në Port Authority të Nju Jorkut, mbante një bombë tub të ngjitur në trup. Një pajisje e stisur vetë dhe mjaft e njohur mes terroristëve. Shpërthimi ndodhi në një orë piku dhe ka plagosur terroristin si dhe tre persona. Askush nuk ndodhet në gjendje të rënd ë. Sipas agjensisë AP personi kishte të ngjitur në trup një “pipe bomb”, bombë tub.

Nuk është shumë e qartë nëse vetë ai e kishte shpërthyer apo bomba  është aktivizuar vetë midis rrugëve 7 dhe 8. Ky artefakt i quajtur nga shefi  policisë së Nju Jorkut, James P. O’Neill  si një improvizim dhe me një teknologji të ulët është një tub plastik ose metal, zakonisht si kanaçe e mbushur me ndonjë eksploziv fare lehtë të gjendshëm dhe të lidhur me një fitil. Ngandonjëherë aktivizohen nga një goditje e fortë. Këto bomba përdorin izolimin e tubit për të prodhuar një shpërthim të fuqishëm me një eksploziv të lehtë, por janë të rrezikshme dhe të paqëndrueshme për përdoruesin dhe mund të shpërthejnë para kohe.

Fuqia shkatërruese varet nga madhësia e tubit, nëse  është metal (mund të lëshojë copëza materiali si predha,) nëse ka gozhdë brenda, ose nga eksplozivi. Në rastin e agresorit të Nju Jorkut arma ishte ndërtuar shumë keq ose kishte një sasi të vogël eksplozivi. Këto bomba tub zakonisht hasen tek anarkistët, vandalët dhe tek manifestuesit. Në disa vende ndërtimi i tyre përbën krim. Në përmasa të vogla përdoren edhe si piroteknika të bëra me dorë jo të ligjshme. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *