Home»Showbiz»Jay Z më në fund e pranon tradhëtinë ndaj Beyonce. Nuk keni për ta besuar arsyen pse…

Jay Z më në fund e pranon tradhëtinë ndaj Beyonce. Nuk keni për ta besuar arsyen pse…

Gjithë fjalët për një tradhëti të mundshme në çiftin e njohur në mbarë botën, nisën që nga albumi më i fundit i Beyonce “Limonade”. Disa nga tekstet e këngëve të albumit linin të nënkuptohej tradhëtia e Jay Z ndaj saj. Asnjëri nga të dy nuk e pohoi fillimisht një gjë të tillë, derisa së fundmi, Jay Z është shprehur për median lidhur me këtë ngjarje. Ai u shpreh se në nëntë vitet e martesës, nuk ka qenë përherë besnik ndaj Beyonce-s.

Të dy janë ende të dashuruar, por si çdo çift tjetër, ata janë duke e marrë veten pas një problemi kaq madhor në martesën e tyre. Ai e tradhëtoi mbretëreshën e muzikës pop dhe u përball me dhimbjen e madhe të saj jo vetëm në planin personal, por edhe në planin profesional. Tekstet e këngëve të Beyonce e shprehin qartë dhimbjen e refuzimit dhe inatin që këngëtarja ka ndjerë në ato momente.

Reperi tha se Beyonce nuk është aspak fajtore për atë që ndodhi. Nëse Jay Z tradhëtoi, kjo ndodhi për shkak të gjendjes së tij jo të ekuilibruar emocionale dhe një gjë e tillë e shtyu të mos i mendonte thellë gjërat.

“Ti duhet të mbijetosh. Për këtë arsye kalon në një gjendje “mbijetese” dhe çfarë ndodh në këtë moment? Ti i rrafshon emocionet e tua. Edhe me femrat e bën të njëjtën gjë. Nuk ndien më emocione dhe nuk lidhesh dot emocionalisht me to. Në rastin tim, është diçka e thellë. Nuk di as vetë si ta shpjegoj. Por di që pas gjithë kësaj, ajo që pason, është tradhëtia” u shpreh Jay Z për New York Times.
Më pas ai vazhdoi : “Gjëja më e vështirë, është të qëndrosh në mes të dhimbjes. Dhe aty kemi qëndruar edhe ne në atë moment. Ishte shumë e parehatshme. Në patëm shumë biseda. Në fund e falëm njëri-tjetrin dhe të dy ndihemi krenarë për muzikën që kemi publikuar”.

Ai nuk e tha se me kë e kishte tradhëtuar këngëtaren, por pohoi se të dy morën pjesë në terapi me psikologë për të shpëtuar martesën e tyre. Me sa duket, terapia dha rezultatet e veta, pasi të dy jetojnë ende bashkë dhe të dy pas tradhëtisë, hodhën në treg albumet e tyre më të fundit muzikore, “Lemonade” dhe “4:44”. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *