Home»Bota»Japonia do të realizojë për herë të parë një provë simulimi evakuimi në Tokio, në rast sulmi bërthamor të Koresë së Veriut

Japonia do të realizojë për herë të parë një provë simulimi evakuimi në Tokio, në rast sulmi bërthamor të Koresë së Veriut

Japonia do të realizojë për herë të parë këtë janar një provë simulimi evakuimi në Tokio ndaj një sulmi bërthamor si përgjigje ndaj lëshimeve raketore të herëpashershme nga ana e Koresë së Veriut gjatë këtij viti, disa nga të cilat përshkruan territorin japonez. Në këtë simulim të 22 janarit do të marrin pjesë rreth 250 njerëz në të cilin do të praktikohen si të evakuohen në qiell të hapur dhe të fshihen pas sinjalizimit nga sistemi satelitor i centralizuar “J-Alert” me sirena dhe autoparlantë që sinjalizon lëshimin e raketës. Kështu njoftoi këtë të mërkurë stacioni shtetëror  japonez NHK. Simulimi do të ndodhë afër stacionit dhe parkut të dëfrimeve të stadiumit Tokio Dome dhe do të inkuadrohet në një hipotezë, ku një raketë balistike po drejtohet drejt territorit japonez, frikë kjo që po rritet në Japoni që kur dy raketat përshkruan ishullin Hokaido në veri në gusht dhe në shtator. Qeveria japoneze e ka realizuar një provë të mëparshme me 25 minibashki të vendit që nga marsi me qëllimin që të garantojë shpejtësi për informimin e popullatës dhe për të lehtësuar evakuimin e shpejtë dhe të sigurt kundrejt provave balistike të Koresë së Veriut që vetëm për vitin 2017 ka lëshuar nja njëzet raketa me sukses. Simulimi i parë i këtij lloji u krye në lokalitetin e Ogës në verilindje në 17 mars, kur një raketë zbriti në 200 km larg bregut të prefekturës së Akitës. Në fund të nëntorit u realizua një evakuim në një shkollë në Fukuoka në jug të vendit. Deri më tani nuk ishte realizuar një simulim në zona urbane shumë të populluara si Tokioja sepse kërkojnë përgatitje të mëdha si p.sh. kufizimi i trafikut.

Alarm me tekst.

Në gusht, kur një nga dy lëshimet e Koresë, nga të cilat njëra përshkroi territorin e arqipelagut, japonezët morën një mesazh në celularët e tyre: “Një raketë u lëshua nga Koreja e Veriut! Ju lutem fshihuni nën një bodrum ose në një ndërtesë të fortë!” Teksti u dërgua në 6:02 të mëngjesit me orën lokale, pak më pak se 4 minuta nga lëshimi i raketës përmes sistemit J-Alerts, të cilin japonezët e njohin mjaft mirë për shkak të alarmeve të tërmeteve dhe fatkeqësive të tjera natyrore që prekin vendin. Gjithashtu u trasmetua edhe në ekranin e stacionit NHK mbi një sfond të zi. Autoparlantët në stacionin qendror të Tokios njoftuan: “Tani një raketë koreanoveriore po fluturon mbi Japoni. Është shumë e rrezikshme. Ju lutemi kërkoni strehë në një tren ose në sallën e pritjes.” Raketa kaloi pa provokuar dëme dhe ra në det, por njoftimi i improvizuar shërbeu për t’u demostruar autoriteteve që nuk ekzistonte një përgatitje para një sulmi të tillë të mundshëm. Shumë njerëz nuk e dëgjuan alarmin, të tjerë reaguan me humor, por pati edhe nga ata që e morën seriozisht dhe i kapi paniku dhe nuk dinin ku dhe si të evakuoheshin raporton “The Guardian.” / Bota.al

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *