Home»Lifestyle»Shendeti»Ja sa herë në javë është e këshillueshme t’i lani bebet tuaja

Ja sa herë në javë është e këshillueshme t’i lani bebet tuaja

Larja e fëmijës është një procedurë tepër e vështirë e cila i mësohet fëmijëve që në vegjëli. Që kur janë të vegjël për shkak se fëmijët prekin shumë gjëra  duke luajtur dhe djersitin shpesh, nënat e reja kanë për zakon që ta lajnë bebin pothuajse çdo ditë.

Por a është e rekomandueshme një gjë e tillë?  Çfarë thonë ekspertët për larjen e bebeve?

Një  studim ka vërtetuar se në fakt fëmijët nuk duhet të lahen ditë për ditë dhe kjo për shkak se larja mund të dëmtojë lëkurën e tyre si dhe të jetë shkaktare për shfaqjen e alergjive.

Sipas tyre gjatë fëmijërisë mikrobet që fëmijët marrin nga ambienti që i rrethon e  bëjnë më të fortë sistemin e tyre imunitar. Ata shtojën se nëse e lani shpesh fëmijën tuaj ai do bëhet më i ekspozuar ndaj alergjive, si dhe uji i tepërt shkakton tharje te lëkurës që çon deri në shfaqjen e dermatitit atopic. E gjithë kjo shkaktohet nga dëmtimi i shtresës së jashtme të lëkurës që ka për funksion të mbrojë organizmin tonë nga futja e dellit ose të ftohtit.

Ekspertët tregojnë se është mirë që fëmijën ta lani çdo 3 ditë pra pothuajse 2 herë në javë në mënyrë të tillë shmanget përdorimi i tepërt i sapunit ose shampos të cila dëmtojnë lëkurën. Por përjashtim nga kjo bëjnë këmbët, duart dhe zona e bebelinës që rekomandohen të pastrohen tre herë në ditë ndërsa në verë aq herë sa të jetë e nevojshme./Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *