Home»Showbiz»Ja kush shqiptar do të realizojë së shpejti një emision me Kim Kardashian

Ja kush shqiptar do të realizojë së shpejti një emision me Kim Kardashian

Reality show i ri i cili do të ketë si producente ekzekutive bukuroshen e ‘Keep up with the Kardashian’ Kim dhe personalitetin televiziv Diana Madison, ky emision i cili do i dedikohet make up-it do të startojë më 28 shkurt.

Kim Kardashian po bashkohet me artistin e saj të make up-it shqiptarin Mario Dedivanoviç për një emision të ri i cili është quajtur Glam Masters.

Sipas Daily Mail, shfaqja do të organizohet nga Laverne Cox dhe Mario të cilët do të shërbejë si gjyqtarë të jurisë së bashku me artistin e  kozmetikës  së Youtube-it Kandee Johnson dhe redaktoren e modës Zanna Roberts.

37 vjeçarja  Kim, zbuloi se është shumë e lumtur për këtë projekt në Instagram, ku është shprehur: “Jam shumë e lumtur që po ju njoftojë datën e premierës së #GlamMasters, një realit show bukurie ku unë jam producente ekzekutive. Regjistrohu në @lifetimetv më 28 shkurt.

Edhe artisti shqiptar Mario Dedivanoviç  ka treguar se është shumë i emocionuar nëpërmjet postimit në Instagram ku ka shpërndar trailerin e emisionit duke thënë: O Zot! Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që po e ndaj këtë eksperiencë që ka të bëjë me kompeticion bukurie! Hyra në këtë projekt i pasigurt, pak i frikësuar dhe nuk e kisha idenë çfarë të prisja” Në qoftë se jeni fans të make up-it ky do të jetë emisioni juaj i preferuar”- ka shkruar Mario./Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *