Home»Bota»Hoteli më i veçantë në botë, i gjithi i ndërtuar nga akulli, ja sa kushton një natë

Hoteli më i veçantë në botë, i gjithi i ndërtuar nga akulli, ja sa kushton një natë

Si ky hotel me shumë mundësi asnjëri nga ne nuk ka pasur rastin të vizitojë. Ai quhet hoteli i akullit, i cili ndodhet pranë liqenit Balea në malet Fagaras është i gjithi i ndërtuar nga blloqet e akullit dhe dëbora.

Ndërtimi I tij ka filluar nga fundi i nëntorit, kur temperaturat filluan të bien dhe të lejojnë ndërtuesit që të fillojnë punën. Mendohet që hoteli të hapet më 23 dhjetor. Sipas përfaqësuesit të njësisë turistike, Daniel Corbu, vendasit, së bashku me turistët kanë rezervuar nga një dhomë në hotelin special. Ndërsa pjesa më e madhe e turistëve janë britanikë.

Hoteli i akullit do ketë 14 dhoma këtë vit dhe një dhomë dyshe, e cila kushton 100 euro për një natë.Hoteli i famshëm prej akulli në Rumani është i vetmi i këtij lloji në Europën juglindore dhe janë rezervuar 60% e dhomave./Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *