Home»Analiza»Gjermani, arsyet e liberalëve

Gjermani, arsyet e liberalëve

 

Pas pesë javësh traktativash të gjatë dhe intensive, liberalët gjermanë kanë lënë që të dështojë marrëveshja për qeverinë e re gjermane. Sipas Peter Tauber, Sekretar i Përgjithshëm i CDU-së, nuk kishte asnjë motiv tjetër përmbajtësor që e justifikon këtë vendim. Por, në realitet, arësyet e liberalëve janë dhe janë të shumta, edhe pse jo të gjitha të pranueshme.

Problemi i parë i liberalëve me një qeveri të formatit Xhamajkë (nga ngjyrat e partive që do të duhej ta formonin) përfaqëoshej nga vështirësia për të qenë protagonistë në një koalicion në të cilin Kancelarja dhe të Gjelbërit qenë deri shumë të mirëkuptuar midis tyre.

Rreziku që kishin Christian Lindner dhe të tijët ishte ai i të qënit edhe një herë akoma nga forca e Kancelares pasi që qysh nga 2009 në 2013 dolën me brinjë të thyera. Nga ana tjetër, klasa drejtuese e liberalëve është objektivisht më pak kompetente dhe më pak e përgaitur si nga ajo e Unionit (CDU/CSU), e mësuar gjithmonë të mbulojë role kryesore përgjegjësie, ashtu edhe nga ajo e të Gjelbërve, e njohur për intransigjencën e saj lidhur me disa tema, por, ndërkohë, për saktësinë me të cilën studiojnë dhe përgatisin dosjet. Në këtë kontekst, liberalët do të kishin qenë hallka e dobët e të gjithë koalicionit.

Një problem i dytë ishte që t’ia shpjegonin bazës së tyre një aleancë me të Gjelbërit. Liberalë dhe të Gjelbër, të paktën në çështje të tilla të mëdha si mjedisi dhe reduktimi i taksave, përfaqësojnë dy botë të papajtueshme. Nga këtu edhe një pengesë e tretë: paqëndrueshmëria që një koalicion Xhamajkë do të kishte sjellë me vete. Divergjencave politike u duhen shtuar edhe antipati e moskuptime personale midis liderëve të ndryshëm liberalë e të gjelbër.

Në të kundërt, Angela Merkel dhe politikanët e afërt me të mund të gëzojnë një mirëkuptim – nganjëherë edhe të shkëlqyer – të caktuar me dy liderët e gjelbër Kathrin Göring Eckhardt dhe Cem Özdemir, por edhe me eksponentë të tjerë ambientalistë, midis të cilëve Winfried Kretschmann (Ministër – President i Landit Baden – Württemberg).

Një problem i katërt është i lidhur me ambiciet e liberalëve për të kthyer në protagonistë të politikës gjermanë pas katër vitesh ku bile kishin dalë edhe jashtë Bundestagut. Në këtë kuptim, Christian Lindner do ta luajë lojën e tij pa komplekse inferioriteti ndaj Kancelares dhe, ndoshta, të provojë që ta nxjerrë jashtë loje.

Nga këtu strategjia e traktativës së gjatë e hedhur në erë në momentin e fundit me objektiv vënien në vështirësi e Angela Merkel dhe ta detyrojë që të mbajë zgjedhje të parakohshme apo deri në dorëheqje si Presidente e CDU-së. Nga ana tjetër, nuk është aspak mister që Lindner është shumë më i afërt me Jans Spahn, një kundërshtar të madh të Kancelares, me të cilin mirëkuptohet shumë mirë.

Së fundi, Lindner e ka kuptuar se në këtë fazë historike me ndjenjën e institucioneve nuk fitohen zgjedhjet. Përkundrazi, populizmi të shpërblen elektoralisht. Aspirate e liderit të FDP-së është që ta bëjë partinë e vet një lëvizje liberale neo – populiste sipas modelit të Kurz në Austri apo të Geert Wilders në Hollandë.

Domethënë të marrë frenat e pakënaqësisë, t’i flasë më shumë barkut sesa kokës së elektoratit dhe të provojë që t’i zhvasë vota të djathtës së Alternative für Deutschland, duke e sfiduar në terrenin e saj. deri më tani, operacioni ka dalë pjesërisht me sukses. Liberalët i kanë marrë vota Unionit dhe janë kthyer në qendrorë në ekuilibrat politikë gjermanë, por tani fillon faza më e vështirë, pasi në rast zgjedhjesh të parakohshme përplasja liberalë – AfD do të jetë shumë më e ashpër dhe më konfliktuale nga sa ka qenë në shtator.

(Ubaldo Villani – Lubelli është Historian Institucionesh Politike)

Përgatiti:

ARMIN TIRANA

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *