Home»AAARretherrotull»Frika nga raketat e Kim Jongut. Biznesi i bunkerëve luksozë në Korenë e Jugut

Frika nga raketat e Kim Jongut. Biznesi i bunkerëve luksozë në Korenë e Jugut

Lëshimi i një rakete tjetër balistike nga ana e Koresë së Veriut ka alarmuar botën – ndërsa Koreja e Jugut ka filluar të shet bunkerët për të gjithë ata që po frikësohen se mund të vjen deri të shpërthimi i Luftës së Tretë Botërore.

Kompania Chumdan Bunker System ka hapur “showroom” në Seul, ku të gjithë ata që dëshirojnë të jenë të sigurt në rast të ndonjë sulmi bërthamor, duhet të paguajnë rreth 20 mijë funte për një bunker, transmeton Telegrafi.

Secili bunker është i pajisur me katër shtretër edhe pse mund të zgjerohet në tetë – ka sistemin e pavarur të filtrimit të ajrit dhe panelet solare për rrymë.

Pronari i kompanisë Go Wan Hyeok, ka deklaruar se që nga lansimi i raketës së fundit gjatë të mërkurës, ekipet e tij të shitjes janë “bombarduar” nga porositë.

Këta bunkerë kanë kapacitetet të akumulojnë rrymë për një muaj, por brenda nuk mungon as frigoriferi, kompjuteri dhe një vegël e veçantë që mat ndotjen e ajrit në rast të ndonjë sulmi bërthamor.

Gjithashtu personat e strehuar në këta bunkerë kanë ushqim të veçantë që përdorin astronautët e NASA-së dhe maskat e gazit. /Telegrafi/

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *