Home»Enciklopedike»Fjalitë më të bukura që mund t’i themi personave, në bazë të shenjës së horoskopit

Fjalitë më të bukura që mund t’i themi personave, në bazë të shenjës së horoskopit

Kur del për herë të parë me dikë, e ke paksa të vështirë për të gjetur fjalët e duhura që të fitosh vëmendjen e atij personi. Ndonjëherë mjaftojnë disa fjalë të thjeshta për të fituar vëmendjen. Ndonjëherë nevojiten fraza që përshtaten me shenjën e horoskopit të personit që kemi përballë.

Mjafton të dimë shenjën e horoskopit që përkon me ditëlindjen e tyre dhe mund të përdorim disa fjali që përshtaten edhe me karakterin e tyre. Rezultatet do t’ju habisin.

Nëse personi që keni përballë i përket shenjës së Dashit, atëherë duhet të dini se atij i pëlqen të dëgjojë sa më shpesh “Të zgjedh ty”, ose “Të mbështes ty”, ndaj përdorini sa më shpesh këto fjali. Nëse pranë keni dikë të shenjës së Demit, duhet ta bëni të ndihet mirë duke i thënë “Të besoj ty”, ndërkohë Binjakët kanë më tepër nevojë të ndihen të pëlqyer, ndaj nëse i thoni “Më pëlqen”, keni për ta fituar lehtësisht vëmendjen e tyre.

Kush është pjesë e shenjës së Gaforres, adhuron të dëgjojë shpesh “Të dua”, ndërkohë Luanët preferojnë që të tjerët t’i adhurojnë, ndaj përpiquni që me çdo fjalë tuajën të shprehni admirim më për ta. Të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës duan të ndiejnë se të tjerët kanë nevojë për ta në jetën e tyre, ndaj thojini sa më shpesh “Kam nevojë për ty”.

Nëse përballë keni dikë të Peshores, duhet t’i tregoni se sa shumë doni t’i bëni të lumtur, ndaj gjejini fjalët për t’i treguar përkushtimin që keni për t’i lumturuar ata. Akrepi kërkon të dëgjojë se çmendeni për ta, ndaj dilni drejt e në temë dhe shprehuni hapur me ta se ju çmendin. Ata nuk i pëlqejnë fjalitë me nënkuptim, ndaj jini sa më të drejtpërdrejta. Shigjetari pëlqen të ndihet si më i miri dhe pëlqen që ju ta shprehni një gjë të tillë. Ata kërkojnë që të tjerët rreth vetes t’ia shprehin sa më shpesh një gjë të tillë.

Personat që bëjnë pjesë në shenjën e Bricjapit preferojnë të ndihen të respektuar, ndaj më shumë se me fjalë, vëmendjen e tyre mund ta fitoni me veprat që tregojnë respektin tuaj për ta. Ujorët preferojnë të ndihen si “të shpëtuar”, pra kërkojnë që personi pranë t’i ofrojë mbështetje në momentet e vështira që mund të jenë duke kaluar. Së fundmi, kush ka lindur nën shenjën e Peshqve, adhuron të ndihet se të tjerët po e dëgjojnë. Nëse gjendeni përballë personave të kësaj shenje, do të bënit mirë nëse do t’i kushtonit shumë vëmendje mendimeve dhe shqetësimeve të tyre.

Këto pra ishin gjithçka që ju duhet të dini për çdo shenjë horoskopi dhe për mënyrën se si të tërhiqni me disa fjali, ose me disa vepra vëmendjen e tyre.Mësojini përmendësh këto përfundime, pasi mund të jenë shumë të nevojshme përballë çdokujt që pëlqeni, ose që doni t’i bini në sy. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *