Home»Lifestyle»Fjalimi përlotës i Justin Timberlake. Mbështetja që i dha e ëma…

Fjalimi përlotës i Justin Timberlake. Mbështetja që i dha e ëma…

Justin Timberlake është një nga personat më të njohur të muzikës në Hollyëood. Ai nisi të kryesonte klasifikimet botërore me muzikën e tij dhe më pas u përfshi edhe si aktor në mjaft filma që kanë korrur goxha sukses. Sot ai njihet si një ndër këngëtarët më të famshëm në botë. Mirëpo, Timberlake nuk ka qenë përherë kaq i famshëm.

Gjatë shkollës së mesme, studentët e tjerë e quanin atë të ndryshëm, të çuditshëm. Ata thoshin dhe bënin çdo gjë vetëm që ai të ndihej keq, por këngëtari refuzonte t’i dëgjonte. Ai e pranon se ky refuzim dhe kjo moskokëçarje ndaj opinioneve negative nuk erdhi si pasojë e vetëvlerësimit të tij të lartë, por si pasojë e mbështetjes dhe fjalëve të nënës së tij. Ja se çfarë tha ai për iHeartRadio Music Awards gjatë momentit kur fitoi çmimin e inovatorit :

“Teksa rritesha, në shkollë askush nuk më ka vlerësuar ndonjëherë, aq sa të ndihesha si një person që sjell risi. Ata më quanin të ndryshëm, të çuditshëm, dhe plot ofendime të tjera që nuk mund t’i shpreh dot hapur në televizion. Për fat të mirë, mamaja më tha se të ishe ndryshe ishte diçka e mirë, sepse duke qenë ndryshe mund të bësh ndryshime. Kështu që, këtë natë unë dua të falenderoj mamanë time. Ajo me siguri është duke më parë nga televizori në shtëpi…

Nuk dua të largohem pa ndarë me ju disa thënie që jam i sigurtë se do ju vlejnë për jetët tuaja. 10 vjet më parë, një novator me emrin Steve Jobs mbajti një fjalim emocional përpara studentëve të një universiteti. Në fund të tij, ai tha : “Jini të uritur për të mësuar, por kërkoni të bëni edhe aventura”.

Një thënie që më kujtohet nga adoleshenca ime, është : “Nuk kanë rëndësi kritikat dhe as personat që flasin keq, apo tallen me vuajtjet e një personi të fortë. Merita në jetë u takon atyre që qëndrojnë në arenë dhe luftojnë, edhe pse mund të jenë gjithë tym, djersë dhe gjak. Të gjithë ata që përpiqen të bëjnë gjërat që duhen bërë, që luftojnë për të qenë në krye, që duan të provojnë lumturinë e arritjeve të mëdha, e dinë se nëse dështojnë, dështojnë duke guxuar për të bërë më të mirën. Shpirtrat e tyre nuk do të jenë asnjëherë të njëjtë me ata që e kanë njohur kurrë fitoren apo humbjen, sepse nuk kanë guxuar”.

Kështu që, nëse edhe ti je një i ri, siç isha unë dikur, dhe të tjerët të quajnë të çuditshëm, të ndryshëm, apo çdo gjë tjetër që të quajnë, dua të kuptosh se kritikat nuk kanë asnjë vlerë. Fjalët e tyre do të zbehen. Ti duhet të qëndrosh i fortë. Bëj çmenduri. ji i uritur të mësosh, ëndërro, puno fort, dhe, ku i dihet, ndoshta ndonjë ditë do ta gjesh veten në një skenë dhe dikush do t’ju japë çmimin e një novatori, duke ju quajtur juve një novator”. / Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *