Home»Bota»Doktori i tha ta abortojë, por nëna e vajzës me Sindromën Down shkruan një letër që përloti mijëra njerëz

Doktori i tha ta abortojë, por nëna e vajzës me Sindromën Down shkruan një letër që përloti mijëra njerëz

Një letër që një nënë e një vajze të vogël me sindromën down i ka shkruar doktorit të saj që e këshilloi të abortonte vajzën, ka bërë xhiron e botës duke përlotur me miliona njerëz anë e mbanë.

Courtney Baker nga Australia kur ishte shtatzënë u diagnostikua se fëmija që ajo priste ishte me sindromën down dhe mjeku i saj e këshilloi atë që ta abortonte fëmijën, por nëna e re nuk pranoi.

Ajo e lindi vajzën edhe pse e dinte që ajo nuk do ishte si gjithë fëmijët e tjerë. Sot vajza e saj Emersyn është rritur dhe vazhdon jetën normale me prindërit e saj.  Courtney e rriti atë me dashuri pavarësisht këshillës së doktorit.

“Unë nuk e dija se sa e rëndë ishte situata dhe gjithçka doja ishte ndihma jote. Por, në vend të mbështetjes dhe inkurajimit, ju më sugjeruat një abort” ka treguar ajo.

Tashmë 15 muaj pas lindjes së vajzës ajo i ka drejtuar një letër publike mjekut të saj duke e akuzuar atë se në një nga periudhat më të vështira të jetës ai në vend që ta mbështeste e shtyu atë drejt abortit.

Ajo gjithashtu i ka thënë atij se mënyra se si ai i tha se fëmija me sindromën down do i përkeqësonte jetën ishte shumë e tmerrshme pasi vajza e saj e vogël është e përsosur pavarësisht sindromës.

Letra e nënës për doktorin

I dashur Doktor,

Unë kam ardhur tek ju gjatë periudhës më të vështirë të jetës sime. Isha e tmerruar, e shqetësuar, e zhgënjyer.

Unë nuk e dija se sa e rëndë ishte situata dhe gjithçka doja ishte ndihma jote. Por, në vend të mbështetjes dhe inkurajimit, ju më sugjeruat një abort.

Ju më pyetët mua dhe partnerin tim në qoftë se ne e kishim kuptuar se si vajza jonë me sindromën Down do të ulte cilësinë e jetës sonë.

Na sugjeruat që të rishqyrtojmë vendimin tonë për të vazhduar shtatzëninë. Periudha më e vështirë e jetës sime, për shkak se ju nuk e thatë kurrë të vërtetën. Vajza ime e vogël ishte e përsosur.

Unë nuk jam e zemëruar. Unë jam vetëm e trishtuar. Unë jam e trishtuar sepse jeni tmerrësisht i gabuar kur thoni se një fëmijë me sindromin Down mund të përkeqësojë cilësinë e jetës sonë.

Dhe unë e kam zemrën të thyer në mendimin që ju mund ta thoni edhe sot, për një nënë. Por më së shumti unë jam e trishtuar për faktin se ju kurrë nuk do të keni privilegjin të dini për vajzën time, Emersyn.

Sepse, Emersyn jo vetëm përmirësoi cilësinë e jetës sonë, por ajo ka prekur zemrat e qindra njerëzve. Ajo na dha një vendosmëri dhe gëzimin që janë të pamundura për tu përshkruar.

Ajo na dha buzëqeshjet më të mëdha, të qeshura, puthjet më të ëmbëla që kam marrë ndonjëherë. Ajo ka hapur sytë e mi për bukurinë e vërtetë dhe dashurinë e pastër.

Lutja ime është kur të shihni fëmijë të tjerë me Sindromin Down strukur në barkun e nënës më mbaj mend mua dhe thoni: “Fëmija juaj është absolutisht e përsosur.”

Sindroma Down, Trizomia 21 apo Mongoloizmi quhet një mutacion gjenetik i veçantë tek njeriu, tek i cili njeriu posedon kromozomin e 21. Sindroma Down është një çrregullim kromozomesh që vjen si rezultat i vonesës në zhvillimin fizik, intelektual dhe gjuhësor, shkruan Gazeta Metro

Ky është çrregullimi më i njohur i kromozomeve që shoqërohet me vonesë mendore. Njerëzit me Sindromën Down kanë një pamje karakteristike fizike. Sindroma Down identifikohet si anomali kromozonesh. Me përparimet që janë bërë në fushën e biologjisë molekulare, është zbuluar se njerëzit me Sindromën Down kanë 47 kromozome në secilën qelizë në vend që të kenë 46.

Ky kromozom ekstra, pjesërisht ose plotësisht kromozomin 21, rezulton në karakteristikat që shoqërojnë Sindromën Down.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *