Home»Thenie»Denzel Washington, frymëzim prej një aktori brilant

Denzel Washington, frymëzim prej një aktori brilant

Ai nuk është vetëm një prej aktorëve më të mirë të të gjitha kohërave, por edhe një burrë i mençur…

Mos aspiro të nxjerrësh jetesën. Aspiro të bësh diferencën.

Lutesh për shiun, por duhet të bëhesh gati edhe për baltën. Eshtë pjesë e tij.

Unë mendoj se fati është kur të vjen një shans dhe ti je i përgatitur që ta rrokësh.

Shanset që rrok, njerëzit që takon, njerëzit që do, besimi që ke. Këto janë gjërat që do të të formojnë.

Në fund të ditës, nuk ka rëndësi çfarë ke apo edhe çfarë ke arritur. Rëndësi ka çfarë ke bërë me ato arritje. Kujt i ke ngritur humorin, kë ke bërë të ndjehet mirë. Me një fjalë: çfarë ke dhënë mbrapsht.

Çmimin ta jep njeriu, por shpërblimin ta jep Zoti.

Lutesh për shiun, por duhet të bëhesh gati edhe për baltën. Eshtë pjesë e tij.

Besimi im më ndihmon të kuptoj se rrethanat nuk e përcaktojnë lumturinë time, paqen time të brendshme.

Koha për t’iu frikësuar fluturimit është kur je poshtë në tokë. Kur je lart në ajër, është tepër vonë. Nuk ka më kuptim.

Nëse ke një armik, atëherë mëso dhe njihe armikun. Mos rri thjeshtë i zemëruar me të.

Njerëzit më të varfër janë njëkohësisht njerëzit më të ëmbël.

Projekti i ëndrrave të jetës sime janë fëmijët e mi, familja ime.

Kohë më parë luajta rolin e Rikardit III – hera e parë që luaja rolin e një të ligu. Dhe kuptova që ata argëtohen shumë.

“Besimi do të të shpjerë deri në një farë pike. Fati do të të shpjerë deri në një farë pike. Por që të arrish llojin e suksesit që ke ëndërruar, duhet të PUNOSH. Nuk ka shkurtesa, jetës nuk ia hedh dot. Futju punës dhe mos ndalo deri kur të kesh arritur maksimumin”. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *