Home»Keshilla»Dashuria duhet të jetë një “lojë” dhëniesh dhe marrjesh. Jo vetëm dhëniesh…

Dashuria duhet të jetë një “lojë” dhëniesh dhe marrjesh. Jo vetëm dhëniesh…

“Jep dhe do të marrësh” ka qenë gjithmonë motoja ime që prej fëmijërisë. Të japësh është bazike, është njerëzore, është pjesë e natyrës sonë. Ne duam të japim sa më shumë nga vetja për personat, për të cilët interesohemi. Po kaq e vërtetë është që ne mund t’u japim shumë, edhe atyre që nuk meritojnë gjë prej nesh. Ne gjithsesi nuk duhet ta marrim parasysh se sa do të marrim mbrapsht, në momentin që vendosim t’i japim dikujt diçka prej vetes sonë.

Mirëpo në marrëdhënie me dikë nuk është gjithçka kaq e lehtë. Lidhjet janë një “lojë” me dhënie dhe marrje. Ti mund t’i dhurosh botën dikujt, ai person mundet që as të të falenderojë, por kjo gjë nuk është normale, sepse kur ti jep shumë, ti jep një pjesë të mendimeve, të trupit dhe të zemrës tënde. Ti jep, jep dhe vetëm jep. Në fund, nuk merr atë që prisje të merrje mbrapsht. Ti ngelesh me asgjë, përveçse me një zemër të thyer.

Kur jep shumë, personat të përdorin. Ata e përdorin mirësinë tënde duke menduar se ti do të vazhdosh të japësh nga vetja për ta, thjesht me shumë pak në këmbim prej tyre. Në fund, përfundon duke e pyetur veten “Si munde?”. Si munde të besosh tek dikush që nuk të fali asgjë? Si munde të gënjeheshe prej dikujt që nuk e meritonte kohën dhe energjinë tënde? Si munde të tregoheshe kaq e mirë duke dhënë nga vetja, dhe kaq budallaqe sa për të mos e kuptuar, se nuk po merrje asgjë mbrapsht?

Kur jep shumë, ti kupton se jeta dhe dashuria nuk funksionojnë gjithmonë ashtu siç i pret të funksionojnë. Pse dikush duhet të kontribuojnë kaq shumë sa ti në marrëdhënie? Pse duhet të përpiqesh për ta bërë të lumtur, dikë që të bën të lumtur? Sepse ndonjëherë personi tjetër nuk të sheh, ashtu siç ti do të doje të të shihte, por ti përpiqesh. Përpiqesh t’i biesh më shumë në sy atij personi, në mënyrë që ai të të kushtojë vëmendjen e duhur.

Këshilla më e mirë që kam dëgjuar kohët e fundit për marrëdhëniet, është se ne duhet ta shohim personin tjetër si dikë që duhet të jetë mjaftueshëm i vlefshëm, sa për ta merituar besimin dhe dashurinë tonë. Shikoji të tjerët si persona që nuk e meritojnë kohën tënde, paratë e tua, apo edhe numrin tënd të telefonit, nëse nuk të kanë dhënë prova se janë të vlefshëm për jetën tënde. Sado e çuditshme të duket, shikoji të tjerët si armiq. Shikoji si persona të këqinj që nuk duan gjë tjetër nga ty, përveç kohës, energjisë dhe zemrës tënde. Përpiqu t’i kuptosh nëse janë persona që duan të të konsumojnë, apo të të japin atë që ti kërkon mbrapsht për vëmendjen dhe dashurinë që u jep.

Kjo mund të jetë e vështirë dhe e ashpër, por duhet të jetë pjesë e realitetit të personave që janë mësuar të japin shumë. Është një proces të mësuari që të ndihmon të qëndrosh e fortë, përpara se të lëndohesh prej dikujt që i jep shumë, kur nuk meriton asgjë prej teje. Gjëja më e vështirë për t’u kuptuar, është se jo gjithmonë duhet të pretendosh se të tjerëve u intereson lumturia jote… / f.xh. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *