Home»Magazine»Cilët janë dhe me se merren personat më të pasur në botë.

Cilët janë dhe me se merren personat më të pasur në botë.

Indeksi i multimilionerëve të Bloomberg –ut, BBI është një listim i përditshëm për personat më të pasur në botë që aktualizohet nga mbyllja e biznesit në fund të çdo dite në Nju Jork. Falë përfitimeve të tregut në vitin 2017, Bloomberg-u regjistroi 500 personat më të pasur në botë që e shtuan pasurinë e tyre me nga 1 miliardë dollarë ose me 4 herë më shumë se fitimet e tyre në vitin 2016. Përfituesi më i madh është themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, fitimet e të cilit tejkaluan 34 000 milionë USD. Bezos, pasuria e të cilit neto i tejkaloi 100 000 milionë dollarë në fund të nëntorit, aktualisht ka 99 600 milionë krahasuar me 91 300 milionë  USD që i përkasin Bill Gates, i cili mbante vendin e parë që nga maji i 2013. Me mbylljen e bursës këtë të martë multimilionerët e Bloomberg-ut kontrollonin 5,3 miliardë dollarë të pasurisë botërore. Si më poshtë lista vijon;

1.Jeff Bezos  99.600 milionë USD

Pjesa më e madhe e pasurisë së Bezos vjen nga 16% e pronësisë së Amazonit, kompania e tregtisë elektronike më e madhe në botë. Është pronari i vetëm i Blue Origin, një kompani e eksplorimit hapsinor që ka si objektiv reduktimin e kostove të uljes, vënien në punë të miliona njerëzve në hapsirë dhe në fund lëvizjen nga planeti të industrive dhe të fabrikave.

2.Bill Gates 91.600 milionë USD.

Pjesa më e madhe e pasurisë së bashkëthemeluesit të Microsoft-it vjen nga Cascade Investment, një fond investimesh i krijuar nga përfitimet e shitjeve të aksioneve dhe dividentëve të prodhimit të software-ve më të mëdhenj në botë. Ka gjithashtu edhe 1,3% të sipërmarrjes me seli në Redmont, Uashnigton dhe njihet si filantropi më i madh në botë.

3.Warren Buffet 85.500 milionë USD.

Ka 18 % të Berkshire Hathaway, një kompani investimi që kuotizon në bursë dhe që është kthyer në 20,8% nga 1965-2016. Kompania me seli në Omaha, Nebraska zotëron Geico, Clayton Homes, MidAmerican Energy dhe është aksioner në Coca-Cola, American Express dhe Wells Fargo.

4.Amancio Ortega. 75.700 milionë USD – Spanjë.

Pasuria më e madhe e Ortegës vjen nga zotërimi i 59,3% i Inditex-it, shitësi më i madh i rrobave me pakicë. Kompania e ka selinë në Arteixo, Spanjë dhe është shoqëria mëmë e Zarës dhe e 8 markave të tjera tregtare, operon me 7000 biznese dhe pati 25 700 milionë dollarë fitime në 2017. Ka edhe prona zyrash dhe shitje në të gjithë botën.

5.Mark Zuckerberg 73 200 milionë USD

Pjesa më e madhe e pasurisë vjen nga zotërimi i 14% në Facebook. Ky sajt ka 2000 milionë përdorues dhe pati fitime prej 28 000 milionë USD në vitin 2016.

6.Bernard Arnault 63.600 millonë USD – Francë.

Kjo pasuri vjen nga zotërimet e familjes së tij në Christian Dior (94,5%), Moet Hennessy Louis Vuitton (46,7%), Carrefour dhe Hermes (2%), kuotizime në bursë dhe komplekse turistike luksi në Alpet franceze, në jug të Francës dhe në ishujt Maldive.

7.Carlos Slim 62.300 milionë USD – Méksikë.

Pjesa më e madhe e pasurisë së Slimit vjen nga sipërmarrje që kuotizojnë në bursë. Ai ka një investim me 57% në América Móvil, ka aksione në Grupo Carso dhe në bankë dhe në Grupin Financier Inbursa. Zotëron edhe dhjetra sipërmarrje publike.

  1. Larry Ellison 53.100 milionë USD.

Pjesa më e madhe e pasurisë së Ellisonit vjen nga zotërimi i 27% në fabrikat e software amerikan Oracle.

  1. Larry Page 52.600 milionë USD.

Pjesa më e madhe e pasurisë së Page është zotërimi me 6% në Alphabet, sipërmarrja mëmë e Google-it. Google proceson rreth 4.500 millonë kërkime uebi në ditë dhe raporti i fitimeve është 90.300 milionë USD në 2016.

10.Ingvar Kamprand 52.400 milionë – Suedi.

Pasuria e tij i atribuohet Ikeas, prodhuesit më të madh të mobiljeve në botë. Kjo sipërmarrje ka 340 filiale, më shumë se 9.500 produkte dhe ka më shumë se 783 milionë vizita në vit./ Bota.al

 

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *