Home»Rretherrotull»Çfarë rezervon 2018-ta për ju, bazuar në shenjën e horoskopit

Çfarë rezervon 2018-ta për ju, bazuar në shenjën e horoskopit

Një parashikim paraprak nga Susan Miller.

Dashi

Ky vit do të sjellë shumë para drejt jush, për herë të parë pas vitit 2005. Prataë do t’ju vijnë nga drejtime të ndryshme, megjithatë mos kini frikë të kërkoni. Në punë do të dilni në dritë ju dhe puna juaj mbi të tjerët dhe do të merrni përgjegjësitë tuaja. Do të punoni shumë gjatë asaj kohe, por do të vlerësoheni dhe do ta ndjeni veten lider në industri.

Demi

Është koha ideale për ju që të njihni tipa të martueshëm, apo të martoheni. Nëse jeni të martuar, ky është viti ideal për t’u afruar më shumë me partnerin, udhëtoni bashkë, blini një shtëpi, bëni një fëmijë ose punoni në realizimin e një ëndrre tuaj të përbashkët. Financat do të jenë shumë të mira dhe do të arrini synime që nuk kishit menduar se mund t’i arrini.

Binjakët

Do të keni mundësi të mëdha në punë, shëndet dhe fitness. Do të jeni të zënë me punë, por do të argëtoheni de do të paguheni mirë. Nëse jepni maksimumin tuaj, në mars mund të ngriheni në detyrëdo të jeni të shëndetshëm dhe do t’i përkushtoheni fitness-it më shumë dhe nëse prej kohësh keni dashur një kafshë shtëpiake, është momenti ideal për ta çuar një në shtëpi.

Gaforrja

Shenja juaj ka më shumë gjasa se gjithë shenjat e tjera të bjerë në dashuri në 2018-ën. Më parë karriera ka qenë prioriteti juaj, por këtë vit do të keni më shumë mundësi për t’u relaksuar.nëse jeni beqarë, do të keni shancin të njihni dikë. Hapni sytë mirë në festat apo mbledhjet shoqërore që shkoni, sepse atje mund ta takoni. Nëse po dilni me dikë, por s’jeni të lumtur, merrni në konsideratë të hiqni dorë, Jupiteri do t’ju ndihmojë të takoni dikë më të mirë.ky është viti ideal për të lindur ose adoptuar.

Luani

Ky vit do të ketë në qendër të vëmendjes shtëpinë dhe familjen. Pavarësisht nëse zhvendoseni me shtëpi, rinovoni apo ridekoroni, do të jeni me fat. Mos pranoni diçka që nuk ju pëlqen, sepse vendi juaj ideal është atje jashtë. Do të keni shumëmbështetje dhe ndihmë financiare nga prindërit për të arritur synimet tuaja sa i takon shtëpisë ideale. Ju, ose një anëtar i afërt i familjes mund të sjellë një fëmijë në jetë, duke afruar edhe më familjen. Fati është në anën tuaj, prandaj përfitoni!

Virgjëresha

Virgjëresha do ketë komunikimin pikën e saj të fortë këtë vit. Nëse punoni në shitje, marketing, marrëdhënie me publikun ose fusha të tjera të komunikimit, do të keni pafund mundësi. 8 nëntori do të jetë dita ideale për të shitur, blerë apo për të bërë gjithçka që lidhet me pronat.

Peshorja

Do të paguheni fort mirë dhe do të korrni rezultatet e punës së gjatë të vitit që latë pas. Mund t’i lejoni vetes shpenzimet për objekte luksoze si makina, bizhuteri apo elektronikë. Gjatë muajit maj flisni me shefin tuaj për një rritje në detyrë, ose kërkoni për një punë të re.

Akrepi

Ku do të jetë një vit aq me fat për jus a do ta mbani mend gjatë. Jeta juaj do të ndryshojë për mirë thuajse në çdo aspekt. Do të miqësoheni me njerëz të suksesshëm që do të ndihmojnë dhe do të inkurajojnë të provosh gjëra të reja. Nëse jeni single, një person do t’ju mbesë në mendje dhe në zemër romantikisht. Merreni seriozisht. Nëse jeni në një lidhje këtë vit do të jeni më të afërt, madje do mendoni dhe të bëni fëmijë. Shëndeti, mundësitë e punës dhe financat do të përmirësohen. Do të jeni plot me optimizëm dhe gati për të arritur synimin tuaj të madh.

Shigjetari

Do të jeni shumë produktivë duke punuar vetëm në pozicione prapaskene. Do të jeni kreativë dhe do të keni sukses në të gjitha nismat që do ndërmerrni. Largoni nga vetja gjërat që nuk ju mbushin, kështu mund të keni synime më të mëdha. Gjërat e rëndësishme dhe të vlefshme për ju do vazhdojnë të qëndrojnë, port ë panevojshmet do të largohen. Ky është një vit i mirë për të filluar një punë të re, një promovim apo mbledhje të tjera konfidenciale me njerëz të rëndësishëm.

Bricjapi

Këtë vit do të gjeni balancën në jetën tuaj. Meqenëse shenja juaj është më e fokusuar drejt karrierës, mund të mos e pëlqeni idenë e socializimit, por këtë vit është e rëndësishme kë njeh, jo çfarë di. Rrethi juaj do rritet me njerëz që do t’ju prezantojnë me koncepte dhe ide të reja. Me raste do të dilni më herët nga puna, dhe po shokët do të jenë ata që do t’ju prezantojnë dashurinë e vërtetë. Prandaj forconi marrëdhëniet me ata që ju kanë mbështetur gjithnjë.

Ujori

Jupiteri do të sjellë lumturi, rritje dhe prosperitet në jetën tuaj. Hera e fundit që diçka e tillë ka ndodhur ka qenë 12 vite më parë, prandaj e gjithë puna e vështirë që keni bërë gjatë kësaj kohe do të shpërblehet tani. Përgatituni sepse karriera juaj do të marrë një vlerësim shumë të madh. Prezantohuni me ide të reja për të treguar aftësitë tuaja në të menduar. Nëse keni menduar të nisni biznesin tuaj, tani është momenti i duhur. Ky është viti juaj për të shkëlqyer!

Peshqit

Bëni gati valixhet dhe përgatituni për duhëtime aventuroze në 10 muajt e ardhshëm. Me gjasë do të vizitoni të paktën një vend të huaj dhe do të keni dëshirën të vizitoni edhe më shumë. Mendja juaj do të jetë e uritur për njohuri të reja filozofike, fetare apo kultura të tjera dhe do të lexoni më shumë se kurrë. Këtë vit do të jeni edhe më të shëndetshëm falë një ilaçi të ri që do të zbuloni./Cosmopolitan/anabel.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *