Home»Bota»Alarmi i NATP-s: “Ajo që fsheh Putini, mund ta shkatërrojë Evropën brenda pak minutash”

Alarmi i NATP-s: “Ajo që fsheh Putini, mund ta shkatërrojë Evropën brenda pak minutash”

Një sistem raketash ruse që mund të godasin Evropën në një kohë të shkurtër janë një “shqetësim serioz”, ka paralajmëruar me alarm NATO.

Në një deklaratë të publikuar, NATO paralajmëroi pothuajse të gjithë kontinentin evropian mund të jenë “cak” të raketave ruse të ndaluara nën një marrëveshje të Luftës së Ftohtë.

Sipas traktatit të vitit 1987, as SHBA-të dhe as Rusia nuk lejohen të “posedojnë ose të prodhojnë” raketa me një gamë midis 500 km dhe 5.500 km.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shumica e qyteteve kryesore në Evropë, si Parisi, Roma dhe Berlini, janë brenda asaj rreze, duke i vënë ata në rrezik të një sulmi me raketa.

Por, siç thuhet më tej, Kremlini ka mohuar të ketë armë që shkelin marrëveshjen, të quajtur Traktati i Forcave Bërthamore të Mesme Intermediate të vitit 1987.

Por SHBA pretendon se Rusia po zhvillon një sistem të avancuar të raketave, i cili është i ndaluar në traktatin e vitit 1987.

Në këtë drejtim, thuhet më tej, NATO i ka kërkuar Rusisë të flasë me SHBA në lidhje me armët në mënyrë të hapur.

Në një deklaratë, NATO tha: “Aleatët kanë identifikuar një sistem raketash ruse që ngre shqetësime serioze”.

“NATO i kërkon Rusisë që të adresojë këto shqetësime në një mënyrë të konsiderueshme dhe transparente dhe të angazhohet në mënyrë aktive në një dialog teknik me SHBA-të”.

“Sjellja e Rusisë ngre shqetësime serioze”, citohet të ketë thënë Kay Hutchinson, i dërguari i SHBA në NATO, në një deklaratë të veçantë.

Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës janë bërë gjithnjë e më të ftohta pas akuzave që Rusia ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA.

Rusia mohon ndërhyrjen në zgjedhje për të ndihmuar presidentin amerikan Donald Trump të fitojë.

Të dy superfuqitë janë gjithashtu të shqetësuar për krizën eskaluese në Korenë e Veriut.

Në një telefonatë së fundmi, Putin kritikoi Trumpin për sugjerimin se SHBA do të vendosnin një bllokadë detare në anijet që vinin dhe dalin nga Koreja e Veriut. /Telegrafi/

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *