Home»Keshilla»9 sekrete për të përmirësuar në çast komunikimin tuaj me njerëzit

9 sekrete për të përmirësuar në çast komunikimin tuaj me njerëzit

1) Kuptoni Dallimin midis Energjive Mashkullore dhe Femërore

Burrat dhe gratë janë të barabartë, por ata janë shumë të ndryshëm!

Një nga këto dallime shfaqet në mënyrën se si gjinitë komunikojnë mes tyre.

Në të vërtetë është më shumë për energjinë që gjithësecili ka në thelb. Shihni, shumica e burrave kanë energji mashkullore dhe shumica e grave janë të mbushura me esencë femërore.

Këto dy polaritete janë plotësuese mes tyre, si yin dhe yang. Problemi lind kur nuk i kuptojnë dallimet e tyre dhe secili përpiqet të komunikojë sikur po flet me të njëjtin lloj.

Me pak fjalë, energjia mashkullore ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve. Është e orientuar nga qëllimi dhe ka nevojë për një mision. Femërorja është për intimitetin dhe lidhjen.

2) Përgjegjësinë për Komunikimin e ka Komunikuesi

Puna juaj nuk merr fund në çastin kur e lëshoni mesazhin. Mesazhi është i prirur të keqkuptohet, ne duhet të sigurohemi që komunikimi kuptohet ashtu si duhet. Fjalët dhe qëllimi që qëndron pas mesazhit duhet të harmonizohen dhe është përgjegjësi e jona të sigurohemi, që ato kuptohen ashtu si ne duam që të kuptohen.

3) Detyra e Dëgjuesit është të Dëgjojë në Mënyrë Aktive

Formulimi i përgjigjes suaj gjatë kohës që personi tjetër po flet nuk është një mënyrë e përsosur për të ndërvepruar.

Nëse e bëni këtë, ju nuk e dëgjoni atë që ka thënë personi tjetër. Ajo që po bëni, është që po reagoni ndaj interpretimeve dhe mendimeve në kokën tuaj, në vend të realitetit dhe situatës.

Dëgjoni me vëmendje. Kjo do t’ju lejojë të shmangni shumë konflikte që janë thjesht rezultat i keqkuptimit të asaj që personi tjetër ka dashur të thotë.

4) Çdo gjë është një Komunikim

Kuptoni se gjithçka që bëni, rrobat që vishni, gjuha juaj e trupit, po i dërgon një mesazh njerëzve të tjerë. Perceptimet formohen menjëherë, pa pjesëmarrjen tonë të vetëdijshme.

Merrni kontroll mbi të gjitha komunikimet tuaja, jo vetëm fjalët që thoni.

5) Mbyllni Ciklin e Komunikimit

Kjo është më shumë rreth mesazheve në mediat sociale. Kur shkruheni me një mik dhe e lini varur dhe duke pritur përgjigjen për ditë të tëra, kini parasysh sa keq mund të ndihet kur e bëni këtë.

Sot inbox-et tona janë plot dhe shumë herë kjo është e paqëllimtë. Nëse e mbani ciklin e komunikimit të mbyllur, po i hapni rrugë ndonjë keqinterpretimi të mundshëm, mbi arsyet pse nuk po reagoni.

6) Gjithmonë i shtoni Konotacion apo Rrëfim Komunikimit

Eshtë përgjegjësi e dëgjuesve që të pranojnë se gjithnjë janë duke i shtuar një konotacion ose një histori një komunikimi – komunikimi do të shtrembërohet nga mendja juaj. Ju do të shtoni rrëfim në marrjen e komunikimit – cila është historia dhe cili është realiteti i situatës? Shikoni konotacionet tuaja dhe historitë që i shtoni gjërave që dëgjoni.

7) Përdorni Urën e Komunikimit

Doni të hidheni në një tjetër temë, apo të bëni një koment? Thjeshtë grasatoni rrotat para se ta bëni. Thoni: “Do të doja të ndërroja temë, e keni problem”? Në këtë mënyrë i thoni personit tjetër se jeni të vetëdijshëm që kjo mund ta prekë.

8) Shkoni Përtej Shtresës Sipërfaqësore të Komunikimit

Kuptoni se ka më shumë për të komunikuar sesa vetëm fjalë. Në nivelin e krijimit të qëllimshëm të komunikimit, mund të dallojmë:

gjuhën e trupit;

ndryshimin zanor;

qëllimin.

Në përgjithësi, burrat janë më pak të vetëdijshëm për ato shtresa dhe kanë tendencë t’i kushtojnë më shumë vëmendje levave të komunikimit sipërfaqësor (vetëm fjalë). Nëse bëheni më të vetëdijshëm për nivelet e tjera, aftësia juaj për të kuptuar gratë dhe për të koduar komunikimet e caktuara enigmatike që keni me to, do të rritet shumë.

9) Përdorni Fuqinë e Riformulimit

Realiteti i situatës është ai që është. Varet nga ju se çfarë bëni me të. Nëse nuk ia keni dalë në diçka, a do e përdorni këtë ndodhi për të ndërtuar historinë tuaj të viktimës, apo do të zgjidhni të mësoni prej saj dhe të ngjiteni mbi të?

Varet nga ju që të krijoni kuptime në jetën tuaj, që janë të dobishme dhe ju ndihmojnë të shkoni përpara! / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *