Home»Rretherrotull»Si të dukeni “très chic” me 5 hapa të thjeshtë!

Si të dukeni “très chic” me 5 hapa të thjeshtë!

Si të dukeni “très chic” me 5 hapa të thjeshtë!

 Nëse për dicka Franca ngrihet në piedestal,ai është sharmi dhe klasi i femrave vendase.Askush nuk e superon dot delikatesën dhe imazhin e thjeshtë por plot femilinitet të parisieneve.

Por të paktën kanë pasur dëshirën e mirë për të këshilluar edhe popujt e tjerë në lidhje me sesi ato e kurojnë imazhin e tyre dhe sidomos veshjen.

Mbani shënime goca nëse doni të dukeni Tres chic!

1.Tregojini këmbët tuaja sa herë të keni mundësi.

Ok kjo tingëlloi pak keq por e kuptuat ku e kisha fjalën.Veshjet që tregojnë pak mish janë gjithnjë të bukura nëse ruhet masa.

2.Vishni taka vetëm nëse mund të ecni me to!

Vajza,boll pësuat hernie diskale nga përthyerja nga takat.Vishini vetëm kur dhe nëse mund ti mbani ato,në të kundërt do dukeni si kuazimodo.

3.Nxirrni në pah belin!

GJITHMONE! Kështu thonë femrat franceze të paktën!Beli tregon feminilitet ndaj ju theksojeni gjithnjë në veshjet tuaja.

4.Investoni në veshjet e sipërme

Që do të thotë:pallto,xhaketa,pardesytë e meritojnë ti blini të mira dhe cilësore.

5.Nëse vendosni aksesorë,veshjen thjeshtë e më thjeshtë ndryshe do të dukeni cdo gjë përvecse crème de la crème!

a.k/dita

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *