Home»Showbiz»4 vjet pas vdekjes së Paul Walker, Vin Diesel emocionon me fjalët e tij

4 vjet pas vdekjes së Paul Walker, Vin Diesel emocionon me fjalët e tij

U bënë pothuajse katër vite që nga vdekja tragjike e Paul Walker. Një vdekje që tronditi jo vetëm Hollywoodi-n por të gjithë botën, ndarja nga jeta e aktorit të ‘Fast and Furious’ erdhi si pasojë e një aksidenti me makinë.

Të shumtë janë ata që e përkujtojnë Walker në këtë ditë, dhe një ndër tyre është edhe miku dhe kolegu i tij Vin Diesel, i cili nëpërmjet një postimi ka shprehur se pavarësisht sa larg ai ndodhet gjithmonë Paul do të jetë pjesë e familjes së tij.

“Pavarësisht se sa larg je, edhe nëse je një çerek mile larg, ose një gjysmë rrugë larg nga bota, ti gjithmonë do të jesh pjesë e familjes”, ka shkruar aktori./Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *