Home»Rretherrotull»15 gjërat që Mbretëresha nuk pëlqen te Kate Middleton

15 gjërat që Mbretëresha nuk pëlqen te Kate Middleton

Të jesh pjesë e familjes mbretërore është vërtetë një punë e vështirë, pasi ka kaq shumë rregulla që duhen ndjekur, për të përmbushur denjësisht detyrën.

Shumica e njerëzve mendojnë se të jesh pjesë e familjes mbretërore është diçka e thjeshtë dhe e bukur, por në fakt është një punë e vërtetë dhe madje shumë impenjative.

Nëse nuk zbatohen rregullat e familjes mbretërore atëherë Mbretëresha do të “kollitet” dhe “kolla” e saj nuk është aspak shenjë e mirë.

Kate Middleton, Dukesha e Kembrixhit, është shembulli më i përsosur. Thuhet se ajo ka kohë që ka grindje me Mbretëreshën Elizabeta II.

E kush do ta kishte menduar se është e ligjshme të debatosh me Mbretëreshën?

Por meqenëse Kate është një vajzë e re, është një arsye që ajo të shkelë lehtë rregullat e rrepta të familjes mbretërore.

Nga ana tjetër, Mbretëresha është shumë tradicionale, kështu që kjo shkakton pak kaos mes të dyjave.

Le të hedhim një sy disa prej gjërave që Mbretëresha nuk pëlqen tek Dukesha Kate Middleton!

1- Zgjedhja e çuditshme e këpucëve të Kate.

Kate Middleton pëlqen të veshë këpucë ortopedike, ndërkohë Mbretëresha i urren ato.

2- Fotot topless të Kate Middleton

Është pak të thuhet që Mbretëresha u mërzit kur mori vesh për fotot nudo të nuses së nipit. Dhe kush mund ta fajësojë atë?

3- Flokët e Kate janë një rrëmujë e vërtetë

Flokët e Kate janë disi të çrregullta herë pas here, por ky është një nga problemet që has kur ke flokë të gjatë.

4- Kate nuk ka një punë

Para se të martohej me Princi Uilliam, Kate nuk kishte një punë për të qenë, siç është shprehur Mbretëresha.

5- Kate vesh fustane të gjera

Shpesh kemi parë foto kur era i ka ngritur fustanin Kate Middleton, pikërisht në sajë të zgjedhjes së fustaneve të lirshme. Kjo nuk i pëlqen aspak Mbretëreshës.

6- Kate shpenzon shumë

Thuhet se Dukesha ka shpenzuar 1 milionë dollarë për rimodelimin e shtëpisë së saj në fshat në Norfolk. Mbretëresha Elizabeth është ankuar tek rrethi i saj i brendshëm se këto ndryshime ishin të panevojshme.

7- Kate vesh funde të shkurtra

Fundet e shkurtra janë në kundërshtim me parimet e Mbretëreshës dhe fakti që Kate vesh funde të shkurtra nuk i pëlqen aspak asaj.

8- Familja e Kate

Sipas thashethemeve, Kate ka përdorur pozitën e saj në familjen mbretërore për të ndihmuar motrën e saj me një punë të mirë. Pippa, motra e Kate, u punësua si korrespondente e rubrikës stil jete dhe shëndeti në NBC, falë qasjes së saj në pallatin mbretëror.

9- Detyrat mbretërore të Kate

Gjatë vitit 2014, Middleton zuri shtratin për shkak të vjellave të mëdha gjatë shtatzënisë. Por sipas burimeve të brendshme, Mbretëresha i ka kërkuar asaj të çohet nga shtrati dhe të bëjë detyrën e saj.

10- Kate zgjodhi veshjen e gabuar për dasmën

Gjatë ekspozitës së famshme të fustanit të nusërisë së Kate Middleton, Mbretëresha u dëgjua duke pëshpëritur asaj: “Nuk jam fort dakord me këtë. Unë nuk e miratoj”.

11- Ajo i mori Uilliamin e saj të dashur

Mbretëresha është gjithashtu një gjyshe dhe gjyshet shpesh nuk e marrin lehtë kur një femër tjetër i merr nipin!

12- Kate dhe ndeshjet e tenisit në Wimbledon

Me sa duket, Mbretëreshës nuk i pëlqen kur  Kate shijon ndeshjet e tenisit në Wimbledon.

13- Kate po përpiqet t’i ngjajë Dianës

Shumë njerëz kanë ende kujtime të bukura nga Princesha Diana dhe duke parë nusen e nipit që imiton atë, kjo i sjell kujtime të pakëndshme Mbretëreshës.

14- Kate që nuk vesh funde të ngushta

E çfarë duhet të veshë Kate?!

15- Ndarja e parë mes Kate dhe Uilliam

Kate akuzoi princin Çarls se pati ndikim në ndarjen e saj me Princin Uilliam në vitin 2007. Por Mbretëresha nuk ishte dakord me këtë. / dritare.net

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *