Home»Keshilla»11 gjërat që një grua alfa kërkon tek një burrë

11 gjërat që një grua alfa kërkon tek një burrë

Nëse jeni një burrë dhe doni një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të ekuilibruar me një grua dominuese (e quajtur edhe alfa), mbani parasysh këto njëmbëdhjetë gjëra.

1. STIL JETE DINAMIK

Një grua alfa lëviz vazhdimisht, ajo nuk mund të ulet e të presë që patneri të arrijë stilin e saj të jetesës. Ajo ka një axhendë plot angazhime: nuk ka frikë nga puna e vështirë, nëse mund të ruani hapin e saj, gjithçka do të shkojë mirë.

2. PAVARËSIA

Gruaja alfa dëshiron të jetë e pavarur, si financiarisht ashtu edhe psikologjikisht. Ajo dëshiron të ruajë hobet dhe miqtë e saj, kërkon për një patner në nivelin e saj, që ecën as shumë përpara, as shumë pas.

3. POZITIVITETI

Gruaja alfa e di se me një qëndrim pozitiv, ajo është tashmë në gjysmë të rrugës drejt suksesit. Kështu që përpiquni të lini pesimizmin tuaj prapa derës dhe gëzohuni me të.

4. LIRIA

Gratë alfa duan të jenë të lira dhe vlerësojnë shumë djemtë që i lejojnë të jenë. Ato kurrë nuk pranojnë kufizime.

5. KRITIKA KONSTRUKTIVE

Nëse një grua alfa është gati për të bërë një gabim, duhet ta njoftoni me takt pa u sjellë si idiot, nëse nuk dëshironi t’ju dëbojë.

6. SFIDA

Gratë alfa duan të sfidohen intelektualisht, fizikisht dhe emocionalisht çdo ditë, përndryshe ato mërziten.

7. SENSI I HUMORIT

Të qënit gjithmonë në krye për një grua alfa është shumë e vështirë dhe stresuese, kështu që duhet të dini si ta bëni të buzëqeshë, në mënyrë inteligjente sigurisht.

8. AFEKSION

Gratë alfa janë njerëzore dhe mbeten gra, ambicioze, por të pavarura. Ato duan të jenë të dashura dhe të jenë të lumtura. U pëlqejnë përkëdhelitë, dhe e vlerësojnë nëse ju u tregoni dashurinë tuaj.

9. BESIMI

Ashtu si çdo vajzë, gruaja alfa ka frikë, shpresa dhe ëndrra dhe dëshiron një burrë, pranë të cilit gjithashtu mund të tregojë të gjitha dobësitë e saj. Ajo preferon t’i besojë partnerit, në vend që ta kontrollojë atë.

10. BASHKEUDHETAR

Burri i cili jo vetëm që respekton qëllimet e saj, por i arrin ato bashkë me të, është i përsosur për një grua alfa.

11. HORIZONTE TË REJA

Një grua alfa e kupton se nuk mund të dijë gjithçka, kështu që ajo ka nevojë për një patner që t’i mësojë asaj diçka të re çdo ditë.

Pavarësisht se sa e fortë dhe e pavarur është një grua, gjithmonë do të mbetet një grua. Mundet pra, që të bjerë marrëzisht në dashuri që në dashuri në shikim të parë, madje edhe me një burrë plotësisht jashtë skemave të saj. Por, duke qenë një grua alfa, gjithmonë do të jetë ajo që do të marrë vendime dhe menaxhojë marrëdhënien, mbi baza të rregullta dhe të pavarura. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *