Home»Histori»VRASJA E JOHN F. KENNEDY / Simboli i enigmave të Amerikës

VRASJA E JOHN F. KENNEDY / Simboli i enigmave të Amerikës

Kennedy

Kanë kaluar 54 vjet, por ato pamje mbeten esenca e Amerikës. Më shumë se sa zbarkimi në Normandi, balta e Hiroshimës, këmba e Armstrongut në Hënë, fundi i Marylin Monroe, rënia e Kullave Binjake, Amerika që askush nuk mundet ta harrojë – simboli i misterit të Amerikës – është në fotogramet e shkrepur, zmadhuar, pastruar, mbi të gjitha ngadalësuar (për t’u përpjekur për të adaptuar absurditetin e ngjarjeve me shpejtësinë e ekzekutimit të tyre) të atentatit të pabesueshëm kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Gjithcka ndodhi në të njëjtën kohë, atë 22 nëntor të vitit 1963. Një vend i panjohur, Dallas, në Teksasin ekzotik, ku njerëzit praktikisht mbanin kapela të mëdha kaubojsësh, ashtu si në librat me figura të Tex. Presidenti i ri dhe i pashëm, në bordin e një makine tip Lincoln të hapur, i pambrojtur pavarësisht dukjes së shërbimit të fshehtë, motociklistëve, policisë. Bashkëshortja e tij e re gjysmë franceze që, në mesin e modës lokale mban veshur një tailleur Chanel të kuq që në fund do të përfundonte i mbuluar me gjak. Vrasësi që qëllon nga një depozitë librash shkollorë me një armë të vjetër që e ka blerë me korrespondencë dhe që më pas do të vritet edhe ai direkt në televizion prej pronarit të një klubi nate, para se të mundej të thoshte se kush ishte dhe kush ë dërgonte. Planeti, për herë të parë në historinë e tij, pa gjithcka teksa rrinte ulur në kolltuk. Shihte botën e re që kish fituar luftën të pambrojtur përballë paparashikueshmërisë, por magjepsej edhe nga demokracia në veprim, nga gazetaria e drejtpërdrejtë, nga fuqia e re e televizionit. Dallas, Teksas ishte dyndja e njeriut të zakonshëm në skenën e riteve të pushtetit – si vrasës dhe si spektator – fundi i pafajësisë së Amerikës dhe lindja e teorive të komplotit.

Gjithcka ishte e lidhur me ata pak fragmente imazhesh. Dhe gjithcka, ndonëse në Dallas atë ditë Dielli shndërrinte, ishte pafundësisht në bardhë e zi.
6 dekada më vonë, magjepsja e madhe e vrasjes Kennedy mbetet e paprekur, një prej argumentave mbi të cilët është ende e mundur një diskutim i informuar (qoftë kur flitet për balistikën, ashtu edhe për politikën). Shumëkush vazhdon ta konsiderojë të pamundur që Ozvald të ketë vepruar i vetëm; po kështu edhe për vrasësin e tij, Jack Ruby; miliona vetë kanë parë filmin JFK të Oliver Stone dhe e kanë gjetur bindës; në Uikipedia tregohen në mënyrë skrupuloze të paktën dhjetë teori të ndryshme komploti: CIA, agjentët e dyfishtë të CIA, kastristët dhe antikastristët, të tradhëtuarit në Gjirin e Derrave, mafia kubane e Majemit, ajo siciliane, ajo italo-amerikane, ajo e Nju Orlinsit, kompleksi ushtarako-industrial…
Në vitin 2012, Theodore Sorensen, që kish qenë këshilltar i presidentit, ka kujtuar se si Jacqueline kish qenë gjithmonë e bindur në thellësi për përgjegjësinë e Lyndon Johnsonit në vrasje; në vitin 2011, shkrimtari Stephen King ka imagjinuar, në n jë roman imponues, një profesor të sajuar matematike i cili transportohet nëpërmjet makinës së kohës në fundin e viteve pesëdhjetë në Teksas, me detyrën të parandalojë vrasjen e presidentit (e si pasojë edhe luftën në Vietnam, vrasjen e Martin Luther Kingut, revoltat racore në metropolët amerikanë). Por fatkeqësisht nuk do ia dalë, një demonstrim që ishte pikërisht epoka që komplotonte kundër presidentit.

I prezantuar në Venecia, i shfaqur në fundin e shtatorit në sallat amerikane, Parkland është filmi për pesëdhjetë vjetorin e vrasjes së Kennedy. Me regjisor Peter Landesman, një gazetar investigativ në provën e tij të parë si regjisor, filmi është ambicioz në minimalizmin e tij. Mban emrin e spitalit publik – Parkland Memorial Hospital i Dallasit – ku të premten e 22 nëntorit 1963, në orën 12.38 u soll presidenti John Kennedy tek ndërronte jetë dhe ku të dielën, në datën 24, në orën 13.00 në po të njëjtën urgjencë, u bënë përpjekje të kota për të mbajtur në jetë vrasësin e tij, Li Osvald.

Shihen doktorë të rinj që kryejnë masazhin kardiak më absurd, agjentë të shërbimit të fshehtë në lotë, kryeinfermierja që gjen në sirtar një kryq për t’ia vendosur mbi trup; dhe që largon, pa u vënë re, një copë të trurit nga fustani i Jackiet; grindja me grushta dhe shpulla për të larguar kufomën e presidentit, mes policisë teksane dhe federalëve; manovrat groteske për të sistemuar arkivolin në avionin e Air Force One, shumë më i vogël nga sa do të kishim imagjinuar.
Eshtë një film i cuditshëm, sepse nuk ka mistere. Personat reagojnë duke iu përgjigjur instikteve të pavetëdijshëm apo edukimit të tyre civil dhe fetar; ndjenjës së tyre të detyrës, apo frikës për pasojat e veprimeve të tyre, apo mëshirës.

Ja tek shfaqet një prej personazheve më metaforikë të të gjithë historisë. Abraham Zapruder, tregtar veshjesh, i lumtur sepse sapo ka blerë një kamera të vogël (Bell & Houell Zoomatic 8mm) dhe bashkë me bashkëshorten shkon që të filmojë kortezhin e presidentit. Do të mbajë të palëvizur dorën edhe kur do të dëgjojë të shtënat, do të ofrojë më vonë 18 sekondat më të tmerrshme të vrasjes (koka e presidentit që shpërthen, Jacqueline që e mbërthyer nga paniku zgjatet në pjesën e pasme të Lincolnit, që vazhdon të ecë a thua as fati nuk mund të ndalë ecjen zyrtare, i verbër).

Shfaqet më tej vëllai i panjohur i Li Ozvald, Roberti i cili dëgjon në radio për arrestimin e një homonimi të tij për vrasjen e një polici dhe menjëherë, me intuitë, kupton gjithcka. Rend që të kërkojë informacione prej policisë, përballet me një nënë dukshëm të cmendur që i thërret, e lumtur: “Li ishte një agjent special në mision, që nga sot nuk jemi më njerëz të zakonshëm”, takon Li për një bisedë shumë të shkurtër në burg dhe më pas e varros në një varrezë fshati, në skenën më shpirtëcopëtuese të filmit, me ndihmën hezituese të gazetarëve, sepse varrmihësit refuzojnë që të mbajnë arkivolin e tij. Parkland natyrisht që është xhiruar me ngjyra, por një prej komplimentat më të mëdhenj që mund t’i bëhet është që ato ngjyra rikthejnë bardhë e zinë dhe fragmentimin e kujtesës sonë televizive. JFk, filmi i Oliver Stone (1991) ishte një film me teza – komploti – kështu që kish nevojë për hije të gjata, pamje të shqetësuara, fantazma në sfond, ngecje muzikore; Parkland ka rrafshësinë e kronikës, ose më saktë dicka që ndjek vetëm kohën, por nuk ka një logjikë superiore, nuk ka paralajmërim as edhe parathënie të fateve. Personat që e gjejnë veten protagonistë të ngjarjes së shekullit nuk janë të përgatitur për të qenë – reagojnë si një insekt përballë një spërkatjeje me ujë, apo ndaj një drite, apo zhurme të papritur.

Shfaqet edhe përgjegjësi për sigurinë, që sekuestron filmimin e Zapruder. Së bashku kërkojnë në Dallas një laborator që të zhvillojë pelikulën, dhe gjejnë vetëm një artizanal, që nuk siguron as edhe rezultatin e operacionit. Dhe, pabesueshmërisht, polici i lë Zapruderit një kopje të filmit he të gjithë gazetat i ofrojnë para me letra poshtë derës (Zapruder do ia japë të drejtat revistës Life, duke kërkuar që katër apo pesë fotogramat më të dhunshme, më pak “dinjitozet” për vrasjen e presidentit, të mos publikohen; dhe do të pushtohet nga ndjenja e fajit për faktin që ka qenë dëshmitar i tragjedisë).

Më tej, mësojmë në film që policia e Dallasit kupton që Osvaldi ishte një njeri kokënxehtë shumë i njohur, i cili madje kish shkaktuar një goxha rrëmujë në zyrë dhjetë ditë më herët, duke u ankuar se ishte i persekutuar. Letrat që i përkisnin digjen brenda zyrës. Por nuk është komplot, është vetëm një burokrat i vogël që dëshiron të shmangë telashet.

Filmi mbyllet me emisionet e lajmeve që japin lajmin për funeralin madhështor në Uashington (pamjet e John Johnit të vogël që bën përshëndetjen ushtarake, të Bob dhe Ted Kennedy që shoqërojnë Jacquelinën me vello të zezë, e denjë për teatrin grek), me zërin e ngadaltë por të thellë të Ualter Cronkite dhe kolegëve të tij, që flasin për fatet konkretë dhe me vetëm një koment: “Gjithcka ka qenë kaq e tmerrshme dhe kaq e shpejtë”.
Pavarësisht se për vrasjen e Kennedy janë shkruajtur tonelata me letra, rezultati investigativ është megjithatë i mangët. Më i bollshëm studimi i mekanizmave të pushtetit, të psikologjive të ndryshme dhe të sjelljeve të masave në situata të jashtëzakonshme. Mes këtyre, një kryevepër e vërtetë kërkimi historik ka qenë biografia e Lyndon Johnson, politikani i ashpër teksan që rrethanat e bënë presidentin e 36 të Shteteve të Bashkuara. Autori është gazetari Robert Caro, i cili ka mbërritur tashmë në vëllimin e pestë të historisë së tij, me qindra faqe ndricuese pikërisht për ditën fatale në Dallas.

Johnson ishte atëherë në një moment shumë të ulët të karrierës së tij politike; madje edhe në shtetin e tij, Teksas, gazetat shkruanin për përfshirje të tijat në skandale administrativë; rikandidimi i tij për zëvendëspresident ishte shumë në dyshim, klani Kennedy e urrente përzemërsisht, dhe në kortezhin presidencial, makina e tij ishte vendosur me qëllim shumë larg asaj të presidentit. Brenda një ore, Johnson u gjend i ulur përtokë dhe i mbajtur ashtu nga dy agjentë të shërbimit të fshehtë, u transportua në spitalin e Parkland dhe më pas në Air Force One. Robert Caro përshkruan minutë pas minute kontrollin total që ai i bën situatës, vendimet epokalë dhe detajet (zgjedhja e gjykatëses, fotografit, filmimi i betimit) dhe më pas transformimin e tij, kur bëhet president, në një populist vizionar, sigurisht personi që ka bërëmë shumë në Amerikë për një politikë sociale dhe për të drejtat civile të afroamerikanëve. Dhe gjithë kjo nuk do të kish ndodhur nëse Kennedy nuk do të ishte vrarë, një demonstrim ky i të pamatshmes në pothuajse cdo histori njerëzore.

Pesëdhjetë vjet më vonë, të gjithë pranojnë që tek vrasja e Kennedy ka nisur një agim i madh i një vetmie të re të njeriut modern, të paaftësisë së tij për të gjetur të vërteta apo për të dominuar ngjarjet. Tipike për teoritë e pranisë përreth nesh të “fuqive okulte” në gjendje të vënë në veprim drama që përfshijnë mijëra njerëz; shenjë humbjeje për të vërtetën shkencore, në vështirësi për të dhënë përgjigje që pranohen nga të gjithë, dhe të vërtetës juridike, edhe ajo e mangët në versionin përfundimtar, vrasja e Kennedy ka qenë e destinuar të përsëritet pafundësisht, duke ruajtur gjithmonë të njëjtat karakteristika.

Vetëm në informacionin e drejtpërdrejtë ndryshimi ka qenë total: nëse në vitin 1963 në Dallas, Teksas, vetëm Abraham Zapruder arriti të mbajë dorën të palëvizur për disa sekonda dhe për të bërë që të rishihet vdekja e presidentit, në 2011 në Sirte të Libisë, dhjetëra vetë mbanin iPhonen me njërën dorë, ndërkohë që me tjetrën linconin kolonelin Muammar Gheddafi.

Hipotezat

Ndonëse të rregjistruara në shirit, zbulimet e Jackie, sipas amanetit të saj duhej të mbeteshin të fshehtë për 50 vjet pas vdekjes së saj, që sic dihet ndodhi në 1994, dhe si rrjedhim do të duhej të bëhej publike vetëm në 2044. Duke mos i qëndruar besnike vullnetit të nënës, Caroline ka vendosur gjithësesi t’i nxjerrë para kohe, duke bërë të ditur në korrikunq ë kaloi thelbin e tyre. Sipas nënës së saj, atentatin e Dallasit e arkitektoi as më pak e as më shumë, por zëvendësi i bashkëshortit të saj në Shtëpinë e Bardhë, Lyndon B. Johnson, në bashkëpunim me një “kartel” të fuqishëm prodhuesish nafte dhe armësh, për më tepër teksanë ashtu si ai. Ekzekutori material i atentatit, Lee Osëald – sipas këtij versioni të fakteve – ka qenë thjeshtë maja e shigjetës së një plani shumë më të madh se ai, që u finalizua për të hequr qafe një president të vendosur që të frnonte, në mos të sprapste, angazhimin ushtarak që kish nisur tashmë në Vietnam, duke hedhur në erë kështu perspektivën e fitimeve miliardëshe për lobin super të fuqishëm të luftëdashësve.

Zbulimet e Caroline, ndonëse janë botuar me një zell të kuptueshëm nga shtypi i të gjithë botës, nuk kanë shtuar asgjë që të jetë befasisht e re, duke rinxjerrë praktikisht në pah një tezë të paraqitur tashmë në filmin e famshëm të Oliver Stone “JFK”, dhe që më së fundi është konfirmuar në një libër të shkruajtur nga një avokat i famshëm teksan, David Scott McLean.

Pjesë e personelit të Johnson në dekadat e para të jetës së tij politike, Scott McLean thotë se ish zëvendës presidenti – për të vrarë Kenendyn dhe për ta pasuar në drejtimin e SHBA – ka shfrytëzuar shërbimet e CIA dhe të vetë Pentagonit (ose të paktën “trupa të vecantë” të agjencisë së spiunazhit dhe të ushtrisë). bota.al

Që mes Kenendyt dhe Johnsonit nuk kishte marrëdhënie të mirë kjo është shumë e ditur (shumë të ndryshëm në karakter, ishin edhe shprehje e dy Amerikave vite drite larg nga njëra tjetra: nga Bostoni i sofistikuar dhe europizues njëri, dhe nga Teksasi sanguin tjetri), por pavarësisht kësaj – pavarësisht asaj që thotë Jacie, për më tepër e tronditur në ditët pas vdekjes – hipoteza që ka qenë vërtetë Lyndon B. I ndihmuar nga CIA dhe Pentagoni që armatosën Osëald nuk i rezultuara snjëherë provës së verifikimeve.

Kritikët janë gati të bien dakord, në mënyrë të vecantë, në idenë që politika amerikane në Vietnam – rritje e pranisë ushtarake dhe kontratat e mëvonshme të bëra Me prodhuesit e armëve – do të kish ndjekur një rrugë të ngjashme edhe sikur Kenendy të kish mbetur në komandë; dhe në fakt, mes zbulimeve që kanë dalë pas vdekjes për tre vitet e tij në Shtëpinë e Bardhë, figuron edhe ai i nënvlerësimit që Kennedy i ka bërë zhvillimeve të rrezikshëm të ndërhyrjes së SHBA në Indokinë, nisur nga ai vetë. Pra, biznesi i armëve do tëishte gjithësesi i destinuar të siguronte një fitim të paimagjinueshëm: atëherë, cfarë kuptimi do të kishte të hiqej qafe një president, populalriteti i të cilit do i kish lejuar made të bënin më të pranueshëm për opinionin publik amerikan rritjen e vazhdueshme të pranisë ushtarake ën Vietnam? Sa për CIA dhe Pentagonin, të pranishme në shumë hipoteza që janë hedhur në lidhje me vrasjen e Kennedy, duhet thënë që e para që i ka futur në valle ka qenë KGB sovjetike, sic e ka dokumentuar disa vite më parë historiani Max Holland në një libër me titull “Pas Komisionit Uorren”.

Që në javët menjëherë pas atentatit, shërbimet e fshehtë të Moskës nxituan të mbështesin tezën spas të cilës atentati në Dallas kish qenë një cështje e brendshme e logjikave të fshehta të politikës amerikane, dhe e gjithë kjo me qëllimin e dyfishtë të largonte cdo dyshim nga Moska (e cila, që pas krizës së raketave të 1962 që kish afruar shumë përplasjen mes dy superfuqive, në atë periudhë ishte angazhuar në konsolidimin e klimës së tensionit që Kennedy dhe Hrushovi kishin shtyrë për të shmangur riskun e një lufte të tretë botërore) dhe vetë aleatine tij parësor në Amerikën Qendrore, Fidel Castro.

Kastro

Në kish një njeri në botë me të gjithë të drejtat – nga këndvështrimi i tij – për të urryer Kenendy deri në porositjen e vdekjes, ky ishte në fakt në ato vite pikërisht lider maximo i Havanës, që më pak se dy vjet më herët

ishte dashur të shtypte një tentativë pushtimi në jugperëndim të Kubës (i mirënjohuri zbarkim në Gjirin e Derrave), organizuar nga antikastristë kubanë, mërgimtarë në Florida, të stërvitur nga CIA për llogari të qeverisë së Uashingtonit, e cila nuk mund të pranonte idenë e një aleati të Moskës vetëm disa milje larg nga brigjet e veta.

Kështu që, Fideli nuk mund të mos tregohej si numri një prapa planit që kish cuar në vrasjen e Kennedy. Për arsye politikisht objektive dhe të pakundërshtueshme, por edhe për shkak të identikitit psikopolitik të Lee Osëald, ekzekutuesi asnjëherë i diskutuar i JFK (është folur për “të tjerë” që nga ajo apo kjo lëndinë me bar përgjatë rrugës së Dallasit ku udhëtonte limuzina presidenciale kanë shtuar një apo dy të shtëna të tjera, por askush nuk ka arritur asnjëherë të vërë në diskutim që presidenti u qëllua nga një dritare në katin e gjashtë të Texas School Book Depository, me pushkë Carcano të blerë me postë, pikërisht nga Osëald).

Lee Harvey Osëald ishte një “tip i mirë, aspak me personalitet të paqëndrueshëm”, sic e kishte përcaktuar pak kohë më parë një raport i FBI, i cili kishte jetuar në Rusi për tre vite dhe që ishte i magjepsur nga personaliteti i Kastros si dhe nga miti i revolucionit të tij, deri në atë pikë që disa herë kishte tentuar, pa ia dalë mbanë, të anashkalonte pengesat e Departamentit të Shtetit për të shkuar në Kubë dhe shtuar radhët e mbështetësve të heroit të tij. Vec kësaj, Osëald kishte qenë edhe në Rusi, ku kishte provuar – sërish pa ia dalë mbanë – që të merrte nënshtetësinë sovjetike. Kështu që, mbeten shumë pak dyshime mbi pikëpamjet e tij politike.

Që Kastro do të figuronte ndër personalitetet me më shumë gjasa si porositës kjo është evidente, ndërkohë që në pamje të parë mund të tingëllojë paradoksale që dyshimi i urdhërimit të atentatit të Dallasit mund të ketë rënë për një periudhë të shkurtër edhe mbi kundërshtarët e tij më të thekur: kolonia e mërgimtarëve antikastristë, e përqëndruar mbi të gjitha në komunitete të organizuar në brigjet e Floridës. Pikërisht ata që kishin dashur edhe aventurën fatkeqe në Gjirin e Derrave.

Cosa Nostra

Eshtë një paradoks vetëm në dukje, nëse kujton që ishulli në Karaibe dhe në mënyrë të vecantë kryeqyteti i tij, Havana – para se të clirohej nga Kastristët në janar 1959, pas gjashtë vitesh luftime – kishte qenë një prej bastioneve kryesorë të Cosa Nostras, një lloj Montekarlo në të cilën gëlonin kazino dhe hotele super luksozë, në të cilët takoheshin haptas dhe qetë, disa milje larg SHBA, eksponentët më të spikatur të malavitës ndërkombëtare, përfshirë krerë të mafias të dëbuar si të padëshirueshëm nga territori amerikan. Revolucioni i Kastros i kishte privuar këta zotërinj jo vetëm nga një vendstrehim i sigurtë (kaq pranë aktiviteteve të tyre në SHBA), por edhe nga biznese fitimprurës, të lidhur me lojërat e fatit dhe trafiqet e paligjshëm. Jo më kot diktatori Batista, i rrëzuar nga Kastro, ishte akuzuar për korrupsion dhe bashkëjetesë me mafian amerikane.
Dëbimi i Kastros dhe rikthimi në Kubë ishte për malavitën e organizuar një detyrim kategorik, dhe është vërtettuar që në më shumë se një rast është përpjekur të ushqejë dhe të mbështesë radhët më të vendosura dhe luftarake të antikastrizmit të organizuar.
Po përse duhej vrarë Kennedy, do të thotë ndokush? Sepse pas dështimit të operacionit në Gjirin e Derrave, dhe mbi të gjitha mbasi preku me dorën e tij rrezikun e një lufte bërthamore në tetor të vitit 1962, gjatë krizës së rëndë të raketave që Moska kishte vendosur në Kubë, presidenti kish vepruar me realizëm duke i vën një herë e mirë një gur të rëndë sipër cdo hipoteze të mëtejshme për të rikthyer Kubën në perëndim me forcë: me Hrushovin, qoftë edhe duke shmangur nëj Luftë të Tretë Botërore, kishte arritur një marrëveshje të vuajtur në bazë të të cilës në thelb, Kuba nuk do të pranonte më raketa (dhe koka bërthamore) sovjetike, por në këmbim do të ishte e cliruar nga cdo përpjekje tjetër “cliruese” prej Uashingtonit. Një frymëmarrje cliruese për të gjithë botën, që në ato dy javë konvulsive (kriza SHBA-BRSS zgjati 13 ditë që dukej se nuk po kishin fund) bota u tremb vërtetë nga fillimi i një lufte të tretë. Por sigurisht, kjo nuk ishte e vërtetë për Cosa Nostran, për të cilën ripushtimi i parajsës së humbur në Kubë ishte më e rëndësishme se gjithcka tjetër. Për mafian, Kennedy, ishte shndërruar, paradoksalisht një mbrojtës i Kastros, një pengesë për rrëzimin e padronit të Kubës.

Për të konsoliduar hipotezën e regjisë mafioze të vrasjes së Kennedy shërbejnë edhe faktorë të tjerë shumë prej të cilëve janë dokumentuar bollshëm: nga njëra anë lufta pa asnjë kompromis e nisur kundër Cosa Nostras nga vëllai më i vogël i JFK, Robert, në cilësinë e tij si Kryeprokuror; nga ana tjetër, pikëpjekjet disi shqetësuese të vetëpasurisë së familjes Kennedy me interesat e Cosa Nostra.

Sic rezulton nga një libër që nuk është përgënjeshtruar asnjëherë (Kriminelë të përsosur, heronj jo të përsosur) – i shkruajtur nga një kenendyan i hekurt si Ronald Goldfarb, një mik i Robert Kennedy dhe këshilltar i tij në tre vite, nga 1961 deri në 1964 – “dinastia e Kennedyve ka qenë periodikisht e lidhur me mafian”. Aq shumë sa mendohet që kreu i dinastisë, Joseph, të jetë pasuruar pikërisht në vitet e prohibicionizmit falë miqësisë së tij me bosin e bosëve të asaj epoke, Frank Costello.

Pasi u bë më vonë një biznesmen me peshë ndërkombëtare (aq sa hyri në entouragen e presidentit Franklin Delano Roosevelt dhe u emërua prej tij ambasador i SHBA në Londër), patriarku i Kennedyve filloi më pas të distancohet gradualisht nga Costello deri kur u prish përfundimisht me të në vitin 1956, falë mbulimit dhe mbështetjes së një tjetër mafiozi të dorës së parë, kumbari i Chicagos, Sam Giancana: dhe kjo është e shkruar, e zeza mbi të bardhë, tek “Lojë e dyfishtë”, biografia që nipi i bosit i kushtoi në viti 1992 gjyshit të tij “Sam”. Giancana, sipas tezës së hedhur nga nipi i tij, i kishte garantuar Kennedyt tashmë të moshuar jo vetëm sigurinë e tij personale, por edhe mbrojtjen politike të dinastisë së tij.

Mafia

Për të provuar këtë marrëveshje sikletosëse mes bosit të Chicagos dhe Kennedyve (dhe jo vetëm patriarkut Joseph) shërbejnë të paktën dy rrethana. Mbi të gjitha një telefonatë e interceptuar nga FBI në vitin 1960, në të cilën këngëtari dhe aktori Frank Sinatra, një mik i ngushtë i JFK, i ka kërkuar haptaz Giancanas që të mëbshtesë kandidaturën e tij në shtetet ku ka influencë, Illinois dhe Virginia lindore (dhe është historikisht e provuar që Giancana iu përgjigj thirrjes, duke mobilizuar në favor të Kennedy dhe zgjedhjes së tij mikun e tij të ngushtë Jimmy Hoffa si dhe sindikatën e tij të fuqishme të transporteve); së dyti, pothuajse shtatëdhjetë telefonatat që po FBI interceptoi një vit më vonë mes presidentit të sapozgjedhur dhe një prej të dashurave të tij, Judith Exner, e cila i përkiste klanit të Giancanas dhe që gjithashtu konsiderohej si një unazë lidhëse mes “bosit të Uashingtonit” dhe bosit të Chicagos (duhet shtuar gjithashtu se përpara s etë vdiste nga kanceri në vitin 1992, Exner jo vetëm konfirmoi në një intervistë televizive se kishte qenë e dashura e presidentit por rrëfeu se i kishte dorëzuar protektorit të saj Giancana “pako me dollarë” që vinin nga Shtëpia e Bardhë). Me gjithë këtë “mish në zjarr” është evidente që gjuetia për porositësit e vrasjes së Kennedy është përqëndruar mbi të gjitha në hapësirën mafioze të pushtetit politiko-ekonomik amerikan, apo të paktën një pjese të dukshme të tij. Por sado këmbëngulëse dhe të vendosura, edhe kërkimet e kryer në këtë drejtim nuk kanë cuar asnjëherë në rezultate të sigurtë dhe të pakontestueshëm: pra shumë tregues, por askund qoftë edhe hija e një prove të pakundërshtueshme. Për plotësim informacioni, duhet të kujtojmë që pas atentatit fituan besueshmëri edhe dy hipoteza që deri tani nuk janë përgënjeshtruar. E para prej tyre fuste në valle si organizatorë okultë të vrasjes së Kennedy, grupet më ekstremistë të racizmit jugor (Ku Klux Klan në krye), të ndezur në urrejtjen e tyre për presidentin për shkak të pozicioneve të tij politikë antisegregacionistë si dhe mbështetjes së tij të hapur për betejat për emancipimin e zezakëve të Amerikës, që në ato vite udhëhiqeshin nga pastori protestant Martin Luther King Jr (edhe ai viktimë e një atentati në 4 prill 1968).

E dyta, që me thënë të vërtetën shumë të paktë ishin ata që e morën seriozisht në konsideratë e lidhte vrasjen e presidentit me një episod të errët të ndodhur vetëm pak muaj më herët në Saigon, kryeqytet i Vietnamit jugor: apo më saktë, vrasjen e organizuar nga CIA të diktatorit Ngo Dinh Diem, një ish aleat me të cilin Uashingtoni tashmë ishte ftohur për shkak të mungesës në rritje të popullaritetit mes popullit të tij.

Hipoteza Oswald

Megjithatë, në fund të fundit, ai që mbizotëron edhe sot, pas 48 vitesh, është verdikti i Komisionit Warren (që mori emrin e kryetarit, gjykatësit Earl Ëarren), i cili në shtator të vitit 1964 shpalli Lee Harvey Osëaldin “të vetmin fajtor”, pra njëkohësisht ekzekutorin dhe porositësin e vrasjes së John Fitzgerald Kennedy. Vetë fakti që, në dekadat e mëvonshme janë hedhur hipoteza të ndryshme për porositësit e vërtetë të vrasjes së shekullit, tregon besueshmërinë e ulët të atij verdikti, që në fakt shumica e amerikanëve nuk e ka marrë asnjëherë për të vërtetë. Megjithatë, mbetet edhe fakti që nga alternativa të panumërta që janë hedhur më vonë, asnjëra nuk ka cuar në rezultatetë sigurtë, të pakontestueshëm nga pikëpamja dokumentare. Klasikja “The End” që vendoset gjithmonë në fund të dramave kinematografike amerikane nuk mund të vendoset pra në cështjen e vrasjes së JFK, por në këtë pikë mund të kuptohet edhe një farë fatalizmi që tashmë, gjithnjë e më shpesh, duket se lulëzon edhe mes kundërshtarëve më të vendosur të “verdiktit të nxituar dhe thjeshtësues” të shprehur nga komisioni Warren. Aq sa në kohët e fundit, edhe personazhe që në të kaluarën kanë zhytur me forcë penën e tyre në gjakun e Kennedy dhe që kanë shkruar për fundin e tij, si për shembull shkrimtarët Norman Mailer dhe Donald Richard De Lillo, duket se janë pajtuar me idenë që Amerika, për nga historia dhe natyra, është nëj vend që nuk mund të mbajë një sekret kaq gjatë. Që do të thotë që, nëse një e vërtetë e ndryshme nga ajo zyrtarja ekzistonte vërtetë, herët a vonë do të kishte dalë në dritë.

Kjo shkon në favor të verdiktit Warren, ndonëse është shumë e vështirë të bindemi që një prej njerëzve më “të humbur” të botës – Lee Harvey Osëald – ka arritur të organizojë dhe ekzekutojë, i vetëm, vrasjen e njeriut më të pushtetshëm të botës. Fatalizëm për fatalizëm, ndoshta është rasti të kujtojmë një refleksion që presidenti Kennedy i rrëfeu bashkëshortes së tij

Jacqueline mbrëmjen para atentatit, pasi kishte lexuar një trakt të shpërndarë në Dallas ku ai akuzohej si filokomunist. “Nesër do të shkojmë në vendin e të marrëve”, i kishte thënë. “Sido që të jetë, Jackie, nëse ndokush do të dojë të më qëllojë me snajper nga ndonjë dritare, askush nuk mund ta ndalë. Atëherë, përse duhet të shqetësohemi?” /The Atlantic – www.bota.al (Arkiv)

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *