Home»Ekonomi»Vazhdon “çmenduria” Bitcoin. Rekordi i ri i monedhës virtuale

Vazhdon “çmenduria” Bitcoin. Rekordi i ri i monedhës virtuale

Bitcoin arriti një rekord të ri këtë të hënë pasi kaloi nivelin e 8 000 dollarëve për herë të parë gjatë kësaj jave me një rritje pothuaj 50% në vetëm 8 ditë. Ky rekord u arrit pas njoftimit që kompania amerikane e pagesave Square Inc bëri me dije se do t’u lejonte klientëve të vet blerje dhe shitje të bitcoin-it në aplimimin e saj Cash. Bitcoin kuotizoi 8.197,81 dóllarë në bursën Bitstamp në Luksemburg me një rritje prej 2 % në ditë dhe rreth 48% që nga rënia prej 5 555 dollarësh në 12 nëntor. Një rritje marramendëse e kriptomonedhës 8 herë që nga fillimi i vitit, që ka ngritur shumë dyshime dhe lajmërime se ka një flluskë në treg dhe investuesit institucionalë kanë qëndruar larg.

Megjithatë disa investues të vegjël dhe disa fonde shtesë po e mbushin këtë tregti. Kapitali i merkatos të të gjitha kriptomonedhave arriti shifrën rekord prej 242 000 milionë dollarë të hënën, sipas Coinmarketcap. Fillimisht bitcoin u përdor për të blerë artikuj dhe shërbime të paligjshme në internet. Kohët e fundit është kthyer në një investim i lakmuar mes spekullatorëve që vënë bast se do të kthehet në një formë konvencionale të pagesës, ajo çka e ka rritur dukshëm vlerën e saj. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *