Home»Magazine»Kinema & TV»Kate Winslet: “Titaniku mund të kishte një fund të lumtur”

Kate Winslet: “Titaniku mund të kishte një fund të lumtur”

Filmi Titanic është një nga filmat më të shitur në histori dhe të gjithë ata që e kanë parë kanë bërë të të njëjtën pyetje: “A mund të kishte shpëtuar Jack-u?”

Kate Winslet e cila ka luajtur rolin e Rose në filmin e vitit 1997 më në fund i është përgjigjur kësaj pyetjeje. E ftuar në ndarjen e çmimeve “SAG AFTRA Foundation 2nd Annual Patron” aktorja e famshme ka mbajtur një fjalim ku nuk ka lënë pa përmendur faktin që “Titanic” mund të kishte patur një fund të lumtur. Të paktën kështu do të kishtë dëshiruar ajo.

“Dera mbi të cilën po pluskonte Rose në ujin e ftohtë të Atlantikut kishte vend edhe për Jack. Nëse edhe ai do kishte qëndruar mbi të ose nëse të paktën nëse Rose sdo t’ja kishte lëshuar dorën, gjasat janë që ai do të kishte shpëtuar”– është shprehur aktorja 48-vjeçare duke shtuar se “Titanic” nuk do të ishte kaq i famshëm nëse fundi i tij do të ishte i lumtur. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *