Home»Lifestyle»“TI VLEN!” Kurrë mos lejo të të thonë të kundërtën

“TI VLEN!” Kurrë mos lejo të të thonë të kundërtën

Ti vlen. Të tjerët duhet të të duan, të të mbështesin dhe të të kushtojnë vëmendje. Ti meriton të adhurohesh për atë që je, për gjithë cilësitë e veçanta që ke në karakter. Ti je një person i veçantë ashtu siç je, dhe nuk pse ndryshon për të kënaqur të tjerët. Ti je e veçantë : asnjë nuk është dhe nuk ka për të qenë kurrë si ty. Qëndro larg njerëzve që nuk të mbështesin për atë që je. Ti qëndro vetvetja dhe ke për të tërhequr rreth vetes persona të sinqertë, siç je edhe vetë.

Ti vlen. Ti je e talentuar, e zgjuar dhe inteligjente. Mos lejo askënd të të thotë të kundërtën. Ajo që ka rëndësi, është opinioni që ti ke për veten. Sigurisht që ti nuk mund t’i dish të gjitha dhe të tjerët mund të kenë më shumë siguri në ato që thonë, por kjo nuk duhet të të bëjë të mbyllësh gojën e të mos flasësh për ato që beson. Kur diskutohet diçka, për të cilën ti do të flasësh, fol. Zëri yt meriton të dëgjohet.

Ti vlen. Ti je e bukur. Mjaft e krahasove veten me modelet e famshme në instagram, mjaft i pe ato fotot e modifikuara me fotoshop. Ato foto janë aq perfekte, saqë kur i shikon, ato duken tepër boshe dhe nuk të falin asnjë ndjesi. Nuk ka asgjë reale në ato foto, asnjë emocion që të transmetojnë. Kurse ti je reale. Janë pikërisht gjërat joperfekte që na bëjnë neve realë. Unë jam shumë i lumtur që, më në fund, në shoqërinë tonë po vlerësohet natyralja dhe ti je e bukur ashtu natyrale siç je. Ti nuk ke pse të humbasësh peshë për të veshur taka të larta, apo veshje të ngushta. Të jesh e bukur nuk do të thotë ta stërmundosh veten për të arritur “standardet” që gjoja i vendos shoqëria jonë, por që në fakt i vendosim ne në mendjen tonë. Të jesh e bukur do të thotë të jesh e sjellshme, e sinqertë me veten dhe të besosh në veten tënde.

Ti vlen. Ti meriton të jesh e lumtur. Ti meriton të ndërtosh të ardhmen që dëshiron për veten tënde. Prindërit, shokët, dhe mësuesit nuk kanë asnjë të drejtë për të të urdhëruar mbi gjërat që duhet të bësh dhe mbi gjërat që nuk duhet të bësh. Ndërmerr hapa të rëndësishëm në jetën tënde. Do të udhëtosh? Kurse lekë dhe bli një biletë udhëtimi! Do të nisësh një biznes? Mos e mendo dy herë, por bëje! Bëj atë që të bën të lumtur dhe mos u pendo për asgjë.

Ti i meriton gjithë të mirat, sepse je një person unik dhe i bukur. Të lutem, mos lejo asnjë të të thotë se ti nuk je mjaftueshëm e mirë në gjërat që ti i bën më mirë.

Nëse ndonjëherë do të ndihesh sikur të gjithë janë kundër teje, apo nuk të mbështesin, kujtohu se diku në kryeqytetin tonë, unë dua t’ia di për ty. Unë interesohem për ty. / e.h. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *