Home»Bota»Skllevër në shekullin e XXI

Skllevër në shekullin e XXI

A i nevojitet ndokujt një punëtor fushe? Po pres oferta, – thërret një tregtar. S’kalon shumë dhe një nigerian i dorëzohet një pronari të ri, i cili është i interesuar në blerjen e një njeriu të fortë për punë në fusha. Kjo skenë përsëritet përditë në Libi, pak kilometra nga deti Mesdhe, ku mijëra njerëz vdesin të mbytur gjatë përpjekjeve për të gjetur një jetë më të mirë në Europë.  Subjektet e shitura nuk flasin, janë të traumatizuar thonë reporterët e CNN-it. Kontrollet në portet libiane vështirësojnë rrugën e emigrantëve, nga ana tjetër trafikanët kanë gjetur këtë zgjidhje për përfituar nga persona që kanë udhëtuar nga vende të tjera dhe nuk kanë mundur të nisen siç u ishte premtuar. Skllevërit kryejnë punë agrare të përditshme dhe shpërblimi i mbetet në dorë tregtarit, i cili kërkon edhe pagën e shpagimit për prishje pakti. Shitjet shkojnë rreth 1200 dinarë libianë ose rreth 800 dollarë. Victory, një nigerian 21 vjeç, ka harxhuar të gjitha kursimet për t’u larguar dhe mbërritur në Europë dhe na rrëfen historinë e tij: “Nëse i shihni njerëzit do të vini re shenjat, janë goditur, gjymtuar.” – thotë. Kushtet janë të këqija dhe mungon ushqimi dhe ka abuzime fizike.

Ai na rrëfen se trafikantët u premtojnë të ndajnë fitimet bashkë, ata duhet të paguajnë borxhin, pavarsisht se nuk i çuan në Europë, megjithatë paratë duket se nuk janë kurrë të mjaftueshme. Ata shiten ditë pas dite. Kur arratisen ose çlirohen nga autoritetet kthehen në pikën zero. Deportohen në vendin e origjinës, kanë humbur të gjitha kursimet dhe kanë jetuar një ferr. Kthehen në pikën nga ku u nisën për të ikur, me çantat bosh dhe nganjëherë me familje që ka kërkuar hua për të paguar lirimin e tyre. Victory pshehrëtin: U ktheva në fillim. Është shumë e dhimbshme, shumë e dimbshme! Unë nuk mbërrita në Europë. Falenderoj Zotin për ata që ia dolën!” / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *