Home»Magazine»Kinema & TV»“Silence of the lambs” / Kështu lindi legjenda Hannibal Lecter

“Silence of the lambs” / Kështu lindi legjenda Hannibal Lecter

 

Shkrimtari Thomas Harris në moshën 23 vjeçare takoi mjekun vrasës që i dhuroi suksesin

Është “doktor Salazar”, vrasës i pamëshirshëm dhe mjek i dhembshur, prapa zanafillës së “Silence of the Lambs”

“E takova në një burg meksikan dhe qe ai që më bëri të kuptoj botën e çmendur të Hannibal”

Anthony Hopkins: “Atij ia detyroj Çmimin Oscar”, në fund të fundit ishte njeri që donte rregullin”…

Kështu lindi filmi i famshëm “Silence of the Lambs”

Parathënie e Thomas Harris për ribotimin e ri të “Silence of the Lambs”

Sag Harbor, New York maj 2013

screen-shot-2016-12-09-at-09-44-14

Vite më parë, në një shtëpi të vjetër të Sag Harbor me dyshemenë që lëvizte, shkrova këto fjalë: «Silence of the Lambs». Në atë moment kuptova se kisha përfunduar romanin, por jo vetëm: kisha gjetur titullin. I dërrmuar nga lumturia, u shkëputa nga skrivania, duke u përplasur pas murit me shpinoren e karriges.

Akoma i rrëmbyer nga personazhet e librit dhe nga aroma e karbitit në dhomë, provova në mënyrë instiktive për t’i prononcuar me zë të lartë emrat e njerëzve që dashuroja. Por një kujtim fëmijërie doli përballë: një ditë, kur isha fëmijë, bëja kaubojin krejtësisht i vetëm, kisha qëlluar mbi një harabel. Duke e marrë në dorë i kisha ndjerë ngrohtësinë dhe kisha qëndruar për ta shikuar në mes të ferrave, mollëzat e lagura nga lotët. Duke tundur kokën, mendova edhe një herë sesi kishte filluar …

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *