Home»Horizonti.al»Shkence»“Humbja e natës” do na e ndryshojë një herë e përgjithmonë jetën dhe mjedisin

“Humbja e natës” do na e ndryshojë një herë e përgjithmonë jetën dhe mjedisin

Sipas disa studimeve të kryera mbi pamjet e Tokës është vënë re se drita artificiale po bëhet më e fortë e po shtrihet gjithmonë e më shumë. Nga viti 2012 deri në 2016-n, zona e planetit me ndriçim jo natyral është rritur me 2% në vit.  Shkencëtarët thonë se pasojat negative të asaj që e quajnë “humbje e natës” po ndihen mbi florën, faunën dhe mirëqenien njerëzore.
Studimi është publikuar në revistën “Science Advances”. Për të dalë në këtë përfundim, ekspertët shqyrtuan të dhënat e një radiometri satelitor të Agjencisë amerikane të Hapësirës, një pajisje e krijuar pikërisht për të matur shkëlqimin e dritës së natës.

Ajo tregoi se luhatjet e këtij shkëlqimi, me kalimin e kohës ndryshonin shumë nga vendi në vend. Disa prej kombeve më të shndritshme të botës, si SHBA dhe Spanja mbeten të njëjta. Ndërsa pjesa më e madhe e vendeve në Amerikën e Jugut, Afrikë dhe Azi kanë fituar më shumë ndriçim.

Rënie kanë pësuar vetëm disa vende si Jemeni e Siria, që të dyja të përfshira nga lufta. Imazhet satelitore të natës, me bregdet me ngjyra të ndezura dhe rrjetet e qytetit që duken si rrjeta merimangash, ngjajnë mjaft bukur, por ndriçimi i tyre artificial rezulton me pasoja të padëshiruara për shëndetin e njeriut dhe mjedisin.

Në vitin 2016, Shoqata amerikane e Mjekësisë njohu zyrtarisht “efektet e dëmshme të ndriçimit LED të dizajnuar keq, me intensitet të lartë”, duke thënë se inkurajoi komunitetet që të “minimizojnë dhe kontrollojnë ndriçimin mjedisor të pasur me blu, duke përdorur emisionin më të ulët të dritës blu të mundshme, për të zvogëluar llamburitjen”. Melatonina, hormoni i gjumit është veçanërisht i ndjeshëm ndaj dritës blu. Bota.al/

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *