Home»Ekonomi»Shfajësimi i pazakontë i një shoqërie trenash në Japoni

Shfajësimi i pazakontë i një shoqërie trenash në Japoni

Në Japoni të mbërrish vonë ose herët është më shumë se një çështje e edukatës, është një normë sociale e detyrimit të përmbushjes. Tsukuba Express gjithmonë arrin në kohë, por këtë të martë kreu një gabim të pafalshëm, doli 20 sekonda më herët nga stacioni i metrosë së Minami-Nagareyama, në veri të Tokios. Treni ishte programuar që të nisej në 9:44:40 me orën lokale, por doli në 9:44:20. Shoqëria nuk mori ankesa nga asnjë udhëtar e megjithatë u kërkoi ndjesë. “Thellësisht ndihemi të keqardhur për  shqetësimet e shkaktuara,” – thanë përgjegjësit e linjës që lidh kryeqytetin me qytetin e Tsukuba. Pasagjerët e përdorin për t’u zhvendosur nga Akihabara në lindje të Tokios deri në Tsukubas, 58 km për gati 45 minuta. Treni niset gjithmonë në kohë, shumë i përpiktë, çdo katër minuta dhe udhëton me 130 kilometra në orë. Në rrjetet sociale njerëzit reaguan të surprizuar. Kjo është gjëja më e mirë në Japoni, i kam zili japonezët, – ishin disa nga komentet në twitter.

Gabimi i punonjësve.

Ndodhi një gabim sepse disa punonjës nuk e kontrolluan orarin e saktë, -shpjegon komunikata e shoqërisë së trenave. Kjo komunikatë shton se nuk morën asnjë ankesë nga ana e klientëve. Linjat e trenit në Japoni janë të njohura në të gjithë botën për përpikmërinë e tyre dhe besueshmërinë dhe shumë nga udhëtarët i organizojnë udhëtimet sipas orareve të sakta të nisjes. Kjo e bën  një nga vendet me sistemin hekurudhor më të mirë në botë. Linja shtetërore e Tokaidos që drejton trenat nga Tokio deri në Kobe, qyteti i 6 më i populluar i vendit, ka linjën më me trafik në botë dhe transporton rreth 150 milionë njerëz. / Burimi: elcomercio.pe – Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *