Home»Sport»Rusi 2018: Arkitektura e mahnitshme e stadiumeve të Botërorit, do t’ju lërë pa fjalë      

Rusi 2018: Arkitektura e mahnitshme e stadiumeve të Botërorit, do t’ju lërë pa fjalë      

Organizimi i një ngjarje sportive kërkon një investim për të rimodeluar ose ndërtuar vende ku do të zhvillohen takimet. Në rastin e Botërorit të Rusi 2018 janë 12 stadiume të një niveli të lartë, në të cilat do të zhvillohen ndeshjet. Pjesa më e madhe e stadiumeve janë struktura me dizenjo avangardë. Kazan Arena ka një strukturë në formën e një nimfe, përcjell bota.al.

Stadiumi qendror i Volgogradit që ka një kapacitet prej 45 000 spektatorë. U inagurua në vitin 1962, por në vitin 2014 e shembën për të ngritur një strukturë me dizenjo avangardë. Akoma s’ka mbaruar.

Stadiumi qendror i Ekaterimburgut ka një kapacitet prej 42 mijë spektatorësh. U ndërtua në vitin 1957 dhe hyri në një fazë rimodelimi në vitin 2015. Për të arritur kapacitet e kërkuara nga Fifa arkitektët i ndërtuan tribunat jashtë strukturës.

Stadiumi olimpik i Luzhnikit ka dy zona që ndajnë tribunat dhe ka një kapacitet prej 89 318 spektatorë. Këtu do të zhvillohet finalja e 15 korrikut.

Kazan Arena ka një kapacitet prej 45 379 spektatorësh dhe ka një sipërfaqe prej 70 300 metrash katrorë. Ka formën e një nimfe uji.

Stadiumi i Kaliningradit i njohur si Arena Baltika ka një kapacitet prej 45 015 spektatorë. Ka një fasadë urbane të përbërë nga një bashkim ekranesh drejtkëndorë që ndërthuren.

Stadiumi i Nizhmi Novgorod është akoma në fazë ndërtimi. Do të ketë një kapacitet prej 55300 spektatorë. Ka të veçantë se karriget janë të palosshme.

Stadiumi olimpik i Sochi-t ka një kapacitet prej 47 659 spektatorësh. Muret dhe çatia kanë qelqe që lejojnë refletimin e dritës së diellit. Ka një dizenjo të guaskës së detit.

Otkrytie Arena është stadium i dytë në Moskë që do të presë Botërorin. Ka një kapacitet prej 44 000 spektatorësh, ka tribuna me shkallë të parafabrikuara dhe një çati të harkuar prej çeliku.

Rostov Arena ndodhet në fazë ndërtimi dhe ka një kapacitet prej 43 000 vendesh.Është vepra e parë e ndërtuar buzë lumit Don në qytetin e Rostovit. Do të ketë edhe dyqane edhe restorante.

Stadiumi i Samarës me rreth 63 000 vende dhe ka kushtuar 360 milionë dollarë. Ndërtimi filloi në 2014 në një zonë prej 240 hektarësh.

Stadiumi i Krestovskit i ndërtuar mbi një ishull me të njëjtin emër ka 68 134 vende dhe është ndërtuar nga japonezi Kisho Kurokava.

Mordovia Arena e vendosur në Saransk ka rreth 45 000 vende. Punimet filluan në vitin 2010 nga arkitekti gjerman Tim Hupe. / Burimi: Elcomercio.pe – Në shqip nga Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *