Home»Magazine»Personazhe»Rachael Farrokh: “Ia dola të fitoja në betejën time. Tani dua të frymëzoj të tjerat”.

Rachael Farrokh: “Ia dola të fitoja në betejën time. Tani dua të frymëzoj të tjerat”.

Rachael Farrokh është një aktore amerikanë 37 vjeçe që për vite me radhë ka vuajtur prej anoreksisë nervore, e cila e ka çuar thuajse në prag të vdekjes. Jo shumë kohë më parë, ajo publikoi një video për ndihmë në YouTube. Në atë kohë ajo ishte rreth 170 cm e gjatë dhe peshonte vetëm 20 kg. Ishte gati në vdekje dhe sërish gjeti forcë të reagonte kundër sëmundjes së saj për të ndryshuar mendimet e të gjitha vajzave të reja për të pasur një trup të bukur. Apeli i saj për ndihmë shkonte edhe për mbledhjen e fondeve të nevojshme për kurim.

Pas rreth 6 muajsh kurimi, ajo ishte jashtë rrezikut për jetën dhe u shfaq përpara telekamerave me projekte të reja për jetën, gjithmonë duke mos lënë pas dore kurën për anoreksinë, e cila është në gjendje të sjellë një ndryshim radikal në jetën e çdokujt që vuan prej kësaj sëmundjeje.

Rachael i ka premtuar vetes dhe gjithë shoqërisë se do të shndërrohet në një simbol ndihme për këdo që vuan prej kësaj anoreksisë nervore, duke i bërëvajzat e prekura prej saj të arsyetojnë e të marrin gjithë masat e duhura për të bërë sërish një jetë normale.

Kura kundër anoreksisë e ofruar prej një klinike private për aktoren, ka kushtuar vërtet shumë. Nga ana tjetër, fushata e hapur për mbledhjen e parave të duhura pas apelit të aktores për ndihmë, arriti të mblidhte rreth 200.000$.

Për të falenderuar këdo, Rachael ka postuar përherë foto në rrjetet sociale, duke treguar se jeta e saj po ecën tashmë në rrugën e duhur. Në një foto të saj, ajo shkruan plot optimizëm :

“Kam një familje të madhe që quhet botë. Jam entuziaste për jetën, sepse ajo që disa muaj më parë dukej si një rreze shprese, tashmë është shndërruar në siguri për të jetuar. Objektivi im në këtë rrugëtim drejt shërimit është të bëj të ditur se përherë do të jem e gatshme të ndihmoj gjithë të tjerët që vuajnë prej kësaj sëmundjeje”. / Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *