Home»Galeri»Foto»Pamje të pabesueshme të një vullkani në Bali. Reja e hirit, 1500 metra

Pamje të pabesueshme të një vullkani në Bali. Reja e hirit, 1500 metra

Vullkani Agung në ishullin e Balit ka shtuar aktivitetin e tij me shpërthim të një reje hiri prej 1500 metrash lartësi, katër ditë pasi shpërtheu një re avulli të zezë informojnë burimet zyrtare. Autoritetet kanë vendosur nivelin e alarmit 3 të shpërthimit (maksimalja është 4). Autoritetet u bëjnë thirrje popullatës dhe turistëve të ruajnë qetësinë dhe të marrin masa nga efekti i shiut të hirit dhe të qëndrojnë larg zonës së sigurisë me një rreze prej 6-7.5 kilometra përreth kraterit.

Qendra e vullkanologjisë dhe zbutja e rreziqeve gjeologjike citon në një komunikatë se efeketi i resë së hirit mund të shtrihet përtej zonës së sigurisë nga drejtimi i erës. Këtë të shtunë era frynte në drejtim jug-juglindje që e bënte renë të shkonte drejt detit.

Vullkani Agung gjendet në lindje të ishullit, bën pjesë në distriktin Karangasem dhe larg nga vendet turistike të Balit. Shpërthimi ka prekur veprimet e aeroportit ndërkombëtar Ngurah Rain në Denpasar, kryeqendrën e provincës. Aktualisht 25.000 persona të distriktit Karangasem janë shpërngulur nga rreziku i shpërthimit edhe pse numri në total i të shpërngulurve në fund të shtatorit ka arritur 140 000.

Të martën vullkani shpërtheu me një re avulli të zezë prej 700 metrash në shpërthimin e tij të parë të tipit jo magnetik, kjo nuk kishte ndodhur që nga shpërthimet e 1963 dhe 1964. Gjatë asaj kohe shpërthimet zgjatën pothuaj një vit dhe shkaktuan më shumë se 1100 të vdekur. Bali është qendra kryesore  turistike në Indonezi mesatarisht 200 000 turistë të huaj. Arqipelagu indonezian gjendet brenda asaj që njihet me emrin “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, një zonë me aktivitet sizmik dhe vullkanik me mijëra tronditje të vogla në vit me magnitudë të ulët./ Bota.al

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *