Home»Bota»Njeriu që parashikoi Brexit-in dhe zgjedhjen e Trumpit, ka parashikime të zymta për 2018-ën

Njeriu që parashikoi Brexit-in dhe zgjedhjen e Trumpit, ka parashikime të zymta për 2018-ën

“2018 do të jetë një vit i trazirave politike dhe krizës mjedisore e shkaktuar nga moti dramatik dhe i pashembullt’, thotë Craig Hamilton-Parker.

Njeriu i lindur në Southampton, i cili ka patur një prirje të çuditshme për të parashikuar ngjarje të pafavorshme globale, gjithashtu parashikon një seri sulmesh terroriste, një recesion ekonomik ndërkombëtar dhe që Theresa May do ia dalë të mbajë pushtetin.

Përsa i përket SHBA-ve, zoti Parker, i cili dikur parashikoi saktë se Hillary Clinton do të largohej nga politika në vitin 2017, parashikoi se presidenti Donald Trump do të shmangë procedurat e impeachment-it dhe një anije luftarake amerikane do të mbytet vitin e ardhshëm.

Në Evropë, ai tha se fërkimet kulturore do të përkeqësohen në Gjermani dhe Francë dhe do të ketë një intensifikim të problemeve racore dhe trazirave.

Ai bëri një numër parashikimesh shqetësuese në lidhje me katastrofat mjedisore dhe tha se mjedisi ishte profecia e tij numër një për vitin e ardhshëm.

“Mjedisi është në krye të listës sime, sepse ndjej që 2018 do të shohë tërmete të paprecedentë, shpërthime vullkanike dhe mot të egër,” tha ai. “Unë kam thënë për disa vite që ne duhet ta presim këtë – jo vetëm për shkak të ngrohjes globale, por edhe për shkak të rritjes së aktivitetit të Diellit. Ne kemi parë uragane të tmerrshme, por mendoj se ede më keq do të ketë”.

Parker parashikoi se mali i Vezuvit në Itali do të shpërthente dhe Napoli do të evakuohet, do të ketë një rritje në aktivitetin sizmik – duke përfshirë edhe zonat që nuk kanë patur lëkundje për një mijë vjet, me një tërmet shumë të rëndë që do godasë Zelandën e Re.

Ai parashikoi uragane të nivelit rekord që shkatërrojnë Karaibet, zjarre në Kaliforni dhe Australi dhe përmbytje në Kinë dhe Indi. Për më tepër, detet jugore do të jenë të pamundur për të udhëtuar në zona të caktuara për shkak të një rryme masive të akullit që shkëputet nga Antarktiku.

Por parashikimet e Parker nuk ishin të gjitha të zymta dhe ai parashikoi se do të ketë edhe një rritje në harmoni sa i përket spiritualitetit.

“Shumë nga parashikimet e mësipërme janë mjaft të zymta, por mendoj se do të ketë një rritje të njëkohshme në spiritualitetin për njerëzit e botës që tani do të fillojë të na çojnë në një epokë të artë”, përfundoi ai. “Konflikti dhe vështirësitë, plus problemet mjedisore në rritje, do të bashkojnë njerëz të mirë dhe do të nxisin një dëshirë për të kërkuar qëllimin e vërtetë të jetës njerëzore”. / Burimi: The Independent – Në shqip nga bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *