Home»Lifestyle»Një histori fantastike vullneti

Një histori fantastike vullneti

Ishte njëherë, një burrë i moshuar, i cili kishte ngelur pa asnjë dyshkë, jetonte në një shtëpi të vogël dhe kishte një makinë copë-copë. Ai jetonte me 99 dollarë të sigurimeve shoqërore. Në moshën 65 vjeçare, plaku vendosi që gjërat duhej të ndryshonin. Kështu ai mendoi për atë çfarë kishte për të ofruar. Miqtë e tij ia “grinë veshët”, duke i folur për recetën e tij të pulës. Ai vendosi që ky ishte shansi i tij më i mirë për të bërë një ndryshim.

U nis nga Kentucky dhe udhëtoi për në shtete të ndryshme për të shitur recetën e tij. Ai u tha pronarëve të restoranteve se ai kishte një recetë të paparë të gatimit të pulës. Ua ofroi recetën falas, duke kërkuar vetëm një përqindje të vogël të atyre që shiteshin. Tingëllon një ujdi shumë e mirë, apo jo?

Për fat të keq, jo për shumicën e restoranteve amerikane. Ai dëgjoi JO mbi 1000 herë. Edhe pas të gjitha këtyre refuzimeve, ai nuk u dorëzua. Ai besonte se receta e tij e pulës ishte diçka e veçantë. U refuzua 1009 herë para se të dëgjonte PO-në e parë.

Me atë sukses koloneli Hartland Sanders ndryshoi mënyrën se si amerikanët hanë pulë. Kështu lindi Kentucky Fried Chicken, i njohur gjerësisht si KFC. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *