Home»Rretherrotull»Nëse besoni te mirësia e kësaj bote, këto 10 mrekulli mund të të ndodhin edhe ty!

Nëse besoni te mirësia e kësaj bote, këto 10 mrekulli mund të të ndodhin edhe ty!

Jeta i ka të gjitha, çaste të bukura, të vështira e prekëse. Shoqëria është bërë mjaft e pandjeshme ndaj fenomeneve të ndryshme por kur dëgjon histori si këto që do lexoni në vijim kupton se ende ka mbetur mirësi, dashuri dhe dhembshuri në zemrat e ftohta të shoqërisë tonë moderne.

Burri tek marketi

Kur kasieri i marketit më kaloi ushqimet në kasë, më rezultoi se më mungonin 12$ ndaj dhe nisa të largoja disa ushqime nga qesja që të barazoja faturën me aq lekë sa kisha me vete. Ndërkohë një person pas meje më zgjat një 20 dollarësh. “Të lutem, i thashë, mos u mundoni, nuk dua t’ju shqetësoj.” “Lërmë të të tregoj një histori, – më tha. Nëna ime është në spital pasi vuan nga kanceri. Unë i shkoj çdo ditë ta vizitoj në spital me një buqetë lulesh në dorë. Shkova këtë mëngjes dhe ajo u bë me nerva në mua pasi po i shpenzoja paratë me lule. Ajo më kërkoi që të bëja diçka tjetër me lulet. Ndaj të lutem pranoji, sikur të ishin lulet e nënës sime.”

Ëngjëlli që sillte ushqim

Ndërkohë që po kalonte proçesin e divorcit, nëna ime tashmë kishte tashmë shqetësime të reja: asnjë të ardhur mujore, fatura për të paguar e vetme dhe asnjë të ardhur për të blerë ushqime. Ishte kjo periudhë e vështirë për ne, që nëna filloi të gjente kuti me ushqime pas derës çdo mëngjes. Kjo vazhdoi për një muaj deri sa ajo mundi të gjejë një punë. Ne nuk e zbuluam dot asnjëherë se kush na i sillte ato kuti me ushqime por ato me të vërtetë na shpëtuan jetën.

Fustani i mbesës time

Ishte një fustan në një dyqan dhe sapo e pashë, mendja më shkoi se sa shumë do ta pëlqente mbesa ime një fustan të tillë. Por isha ngushtë nga paratë ndaj dhe i kërkova shitëses së dyqanit nëse mund të ma ruante për disa ditë. – Po sikur ta blej unë për ju, – dëgjova të më thoshte një person pas meje. – Ju falenderoj, por nuk mund ta pranoj një dhuratë kaq të madhe, – i thashë. Por ajo më tregoi se përse ishte kaq e rëndësishme që të më ndihmonte.

Ajo kishte qenë e pastrehë për tre vite dhe ia kishte dalë të mbijetonte vetëm me ndihmën e të panjohurve. “Tashmë nuk jam më e pastrehë dhe situata ime është përmirësuar ndjeshëm. Ndaj dhe i premtova vetes që do tua shpërblej mirësinë atyre që më ndihmuan duke ndihmuar edhe unë njerëz në nevojë.” Kështu ajo më pagoi fustanin e mbesës dhe e vetmja gjë që më kërkoi në këmbim ishte një përqafim i përzemërt.

Ai po më mbronte

Ndërkohë që kthehesha me makinë për në shtëpi, vura re një makinë nga pas që ecte shumë afër meje. Papritur goma më shpërtheu. U ndala në anë të rrugës dhe për çudi edhe makina pas meje kështu bëri. Një burrë doli nga makina tjetër dhe pa hezituar më ndihmoi të ndërroja gomën. “Nuk doja t’ju ndiqja por e pata të pamundur t’ju parakaloja dhe të ikja pasi isha i sigurtë që ajo gomë nuk po funksiononte si duhej.”

Si e dinte ajo?

Sapo kisha gjetur një punë të re dhe vendosa të shpërngulesha në një qytet tjetër. E mendova si një aventurë rrugën e gjatë me makinë. Por ajo që nisi si një aventurë mu kthye në një makth kur pashë se më kishte mbaruar karburanti i makinës dhe nuk më kishte mbetur asnjë para në xhep. U ndala dhe i lashë lotët të më rridhnin vetë, nuk dija ç’të bëja.

Papritur vë re në anë të makinës një zarf të vogël që shoqja ime më kishte dhënë para se të nisesha. E hapa dhe aty gjeta 100$, para të cilat mu dukën se ishin 10-fish më shumë, ngaqë mu shfaqën në atë moment aq të vështirë. Kur mbërrita në destinacion e pyes shoqen time se përse mi kishte futur në zarf ato para dhe ajo më tha: “ Seç kisha një parandjenjë se do të të duheshin”.

Fluturat e vogla mbështetëse

Isha 4-muajshe shtatzënë me fëmijën tim të parë kur zemra e bebes time ndaloi së rrahuri. Isha e shkatërruar. Ndërkohë që kalonin ditët, isha shumë e nervozuar se më duhej të kthehesha në punë. Unë punoj mësuese në shkollë fillore dhe nuk dija se si do të reagoja kur do t’i kisha përballë fëmijët.

Katër javë pas rikuperimit, hyra në klasën e zbrazët dhe ndeza dritën. Muri ishte plot me flutura prej letre shumëngjyrëshe të ngjitura në të, secila me një mesazh të shkruar nga nxënësit dhe kolegët e mi. Secila prej tyre kishte në të nga një mesazh inkurajues:

“Vazhdo përpara!”, “Mos e humb besimin në Zotin!”, “Dije se të duam shumë!”. Ishte fiks ajo për të cilën kisha nevojë.

Ndihma e “vogël”

Një mbrëmje, vendosa të largohesha nga restoranti kur ndërkohë po shihja se si një grua po ndihmonte nënën e saj të moshuar. U ngrita dhe iu afrova shkallës dhe u ndala të pres pak nëse gjuri im me artrit e ngjiste dot. Në anën time të djathtë më shfaqet një krah që më ndihmon. Ishte ajo që po ndihmonte nënën e moshuar. U preka kaq shumë.

Mund të jem i dobishëm akoma

Ndërkohë që po ecja në parking drejt makinës time, ajo që po më shkonte ndër mend ishte diagnoza e rëndë me të cilën po përballej një pacienti im në moshë të re, Niku, i diagnostikuar me kancer në pankreas. Një moment më pas, vë re një të moshuar që po i mbante veglat e punës një personi që po punonte poshtë makinës pasi nuk po i ndizej aty në parking.

Ky person ishte Niku. “Nik, çfarë po bën, – i thirra që nga ana tjetër. Ai u kthye nga unë dhe më tha: “Fakti se kam kancer nuk do të thotë se nuk mund të ndihmoj të tjerët, doktor.” Ndërkohë po ia bënte me shenjë tjetrit që të ndizte makinën. Makina u ndez. I moshuari e falenderoi Nikun dhe u largua me makinë. Mbajeni mend mesazhin: Mirësia nuk ka limite dhe as pengesa.

Mesazhe jete

Kur bashkëshorti im u nda papritur nga jeta, kolegia ime më mori nën “mbrojtje”. Çdo javë ajo për një vit të tërë më dërgonte në mënyrë anonime pusulla që shkruanin “Po mendoj për ty”, ose “Mbahu fort!”. E vërteta është se ajo më shpëtoi jetën.

Një fëmijë kaq i edukuar

Po i shihja teksa fëmijët po luanin në park kur nipi im 5- vjeçar i kërkoi një bashkëmoshatari të tij që të ndalonte. Ai u përkul përballë tij dhe nisi t’i lidhte lidhëset e atleteve. Mbeta i habitur pasi ai sapo kishte mësuar të lidhte të vetat. Nuk folën asnjë fjalë por sapo përfundoi, të dy buzëqeshën me faqet e tyre të skuqura dhe u nisën të luajnë sërish, në drejtime të ndryshme. U ndjeva kaq krenar për të.

Shpërndaje! Shpërndaje! Shpërndaje!

[Burimi: Reader’s Digest. Përshtati në shqip Brisilda Frangu] – Konica.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *