Home»Lifestyle»Në spotin e Krishtlindjeve, Apple na kujton se dashuria është një shans që duhet rrokur

Në spotin e Krishtlindjeve, Apple na kujton se dashuria është një shans që duhet rrokur

Në një Nju Jork ku bie dëborë, një vajzë dhe një djalë takohen rastësisht mes kalimtarëve. Mjafton një çast, një shikim dhe të dy fillojnë të vallëzojnë, pa e vrarë mendjen për ata që i rrethojnë dhe as dëborën. Përshkojnë ura, ecin mespërmes makinave, duke kërcyer në një harmoni që duket surreale. Hapat e kërcimit të këtyre dy të rinjve që kërcejnë duke dëgjuar muzikë me AirPods të lidhur me iPhone X e saj, janë lejtmotivi i spotit që Apple ka realizuar për Krishtlindje.

Në fund të spotit, kur të dy janë duke u puthur, atmosfera e ëndrrës merr fund dhe nis realiteti. Të dy ndahen, dhe secili niset në rrugë të vet. Por para se video të përfundojë, Apple u dërgon një mesazh klientëve të vet: “Emociono dikë këto pushime”. Eshtë një mënyrë, thonë në Apple, për të inkurajuar njerëzit të dalin bashkë, të kujdesen për njëri-tjetrin, të kujtojnë rëndësin e qëndrimit të bashkuar, edhe në diversitet.

Dhe protagonistët që dashurohen nën notat e muzikës së Sam Smith, janë një çift edhe në jetën reale: dy balerinët që Apple ka zgjedhur për spotin e Krishtlindjeve janë Lauren Yalango-Grant dhe Christopher Grant dhe janë burrë e grua.

Video është transmetuar në SHBA me rastin e Ditës së Falënderimeve. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *