Home»Lifestyle»“Në qoftë se keni shumë miq në Facebook, jeni materialistë”

“Në qoftë se keni shumë miq në Facebook, jeni materialistë”

Së fundmi një ekip kërkimi nga Bochum i Ruhr-Universitetit në Gjermani ka realizuar një studim të ri i cili ka ardhur  në përfundim se materialistët kanë më shumë miq në Facebook sesa njerëzit që janë më pak të interesuar për gjërat materiale. Sipas ekspertëve këta njerëz  i shohin miqtë e tyre në  Facebook si “objekte digjitale” dhe për këtë arsye përdorin këtë media sociale më shpesh.

Studimi, i botuar në Heliyon, gjithashtu zbuloi se materialistët kanë një nevojë më të madhe për t’u krahasuar me të tjerët  dhe mediat sociale i ndihmojnë shumë ata. “Njerëzit materialistë përdorin Facebook më shpesh, sepse ata synojnë të objektivizojnë miqtë e tyre në Facebook, ftojnë miq të ndryshëm në Facebook për të rritur posedimin e tyre. Facebook ofron platformën e përkryer për krahasime sociale, me miliona profile dhe informacione rreth njerëzve. Dhe është falas , pikërisht materialistët i duan gjërat që nuk kushtojnë para”, tha  Phillip Ozimek.

Ozimek dhe ekipi i tij i kërkuesve i mblodhën të dhënat e tyre përmes një pyetësori online të kryer në 242 përdorues të Facebook. Aty kanë kërkuar që këta përdorues të plotësonin një pyetësor ku duhet të thonin se sa shumë ishin dakord  me një seri deklaratash që pasqyronin nivelet e tyre të aktivitetit në Facebook  dhe nivelet e tyre të materializmit, si: “jeta ime do të ishte më mirë nëse do të kisha në zotërim gjëra të caktuara që nuk i kam” dhe ” shumë miq të Facebook kontribuojnë në më shumë sukses në jetën time personale dhe profesionale “.

Ata zbuluan se kishte lidhje të forta mes niveleve të larta të materializmit dhe aktivitetit intensiv të Facebook. Për të shpjeguar rezultatet e tyre, shkencëtarët zhvilluan The Social Self-Regulation Theory, e cila thotë se njerëzit përdorin mediat sociale si një mjet për të monitoruar dhe arritur qëllimet e tyre. Për njerëzit materialistë, ka të bëjë me monitorimin se sa larg janë drejt qëllimi të tyre për tu  bërë të pasur, pohojnë kërkuesit./Bota.al/

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *