Home»Sport»Lotët e Xhixhi Bufonit për dështimin e Italisë. Kishte 60 vjet që nuk ndodhte

Lotët e Xhixhi Bufonit për dështimin e Italisë. Kishte 60 vjet që nuk ndodhte

Situatës dramatike të ngeljes jashtë të Italisë në Botëror, i është shtuar edhe drama e Gianluigi Buffon, që ka shpërthyer në lot pas ndeshjes. Kapiteni azurr, përveç humbjes së rekordit personal, teksa priste të merrte pjesë për herë të gjashtë në historinë e Kupës së Botës, si asnjë tjetër, shpreh keqardhje për gjithë popullin italian…

“Më vjen keq! Më vjen shumë keq! Jo për veten, por për gjithë popullin. Është një disfatë e madhe. Nuk doja që ta mbyllja në këtë mënyrë me Italinë në ndeshjet zyrtare. Na mungoi energjia dhe kthjelltësia për të shënuar. Suedia luajti si në ndeshjen e parë, duke u mbrojtur mirë.

Kemi krenari, forcë. Jemi kokëfortë dhe ndaj kemi të ardhme! Nuk mund të themi se pas kësaj disfate, Italia nuk ka të ardhme. Po lë një ekip, ku ka shumë lojtarë të talentuar. Po ia lë vendin edhe portierëve si Donnarumma, një portier me të ardhme”, – tha Buffon pas ndeshjes. / Konica

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *