Home»Bota»Ky është mesazhi i fundit i nëndetëses Ara San Juan, përpara se të humbte kontaktin

Ky është mesazhi i fundit i nëndetëses Ara San Juan, përpara se të humbte kontaktin

Ndërsa vazhdojnë kërkimet në zonë e gjirit të San Jorge (San Horhe) dhe situata është gjithnjë e më kritike, këtë të hënë u bë e ditur cili ishte komunikimi i fundit i nëndetëses ARA San Juan përpara se të humbte kontaktin. Mesazhi i përket orës 8:52 të së mërkurës datë 15 nëntor, pikërisht ditën që humbi gjurmët dhe që mbante në bord 44 anëtarë të ekuipazhit. Mesazhi përmbante një qark të shkurtër dhe një zjarr në zonën e baterisë, hyrje uji nga sitemi i ventilimit. Nëndetsja njoftoi se bateritë e bashit të nëndetëses ishin jashtë shërbimit dhe se nuk kishte problem me ekuipazhin. Mesazhi mban firmën e Claudio Javier Villamide, i dërguar nga komanda e forcave të nëndetëses dhe marrë nga komanda e stërvitjes me qendër në Puerto Belgrano. Sipas informatave të parë të dhëna nga qeveria ka patur një shpërthim në trajektoren e nëndetëses dhe është e regjistruar në kohën 10:51, tri orë më vonë nga mesazhi i fundit i nëndetëses së humbur. Teksti i plotë i komunikatës së fundit të nëndetëses është si vijon:

“Hyrje uji nga sistemi i ventilimit në serbatorin e baterisë n° 3 qark i shkurtër dhe fillim zjarri në zonën e baterisë. Bateritë e bashit jashtë shërbimit në momentin e zhytjes me qark të ndarë. Pa të reja mbi ekuipazhin. Do t’ju mbaj të informuar.” / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *