Home»Magazine»Kulture»Kjo pikturë e Leonardo da Vinçit ka thyer rekord në shitje

Kjo pikturë e Leonardo da Vinçit ka thyer rekord në shitje

Pikturat e Leonardo da Vinçit janë shumë të veçanta, aq sa që kushtojnë një pasuri të tërë. Një pikturë 500-vjeçare që  mendohet të jetë vepër e Leonardo da Vinçit u shit në Nju Jork për një shifër rekord prej 450 milion dollarësh.

Ajo njihet me emrin Salvator Mundi ose shpëtimtari i botës. Kjo shifër e paguar është më e larta e arritur në ndonjë ankand për vepra arti.

Leonardo da Vinçi vdiq në vitin 1519 dhe më pak se 20 piktura të tij mbijetojnë ende. Piktura e Krishtit që u shit në Nju Jork mendohet se u realizua nga gjeniu italian në vitin 1505.

Oferta ishte 400 milion dollarë dhe u bë nga një person anonim përmes telefonit, me gjithë taksat, vlera e saj shkon në 450 milion dollarë. Në vitin 1958, e njëjta pikturë u shit në Londër për vetëm 60 dollarë, po atëherë konsiderohej si një punim i një nxënësi apo pasuesi të Da Vincit dhe jo e vetë mjeshtrit të madh.

Një pjesë e ekspertëve mendojnë se edhe tani, nuk është e sigurt që piktura të jetë Da Vincit, por shtëpia e ankandave “Kristi” që kreu shitjen milionere ngul këmbë se është origjinale. Një nga ekspertët që nuk e besojnë këto tha se kujtdo që harxhon kaq shumë para për një pikturë të tillë, mirë ti bëhet. para se Krishti i Da Vincit të shitej për 450 milion dollarë, rekordin e mbante një pikturë e Pikasos me 160 milion. / Bota.al

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *