Home»Horizonte»Shkence»Kafka që mund të rishkruajë historinë e njerëzimit, sipas shkencëtarëve

Kafka që mund të rishkruajë historinë e njerëzimit, sipas shkencëtarëve

Një kafkë e gjetur në Kinë mund të rishkruajë të gjithë mënyrën si ne e kuptojmë evolucionin njerëzor.

Kjo sipas shkencëtarëve që kanë ekzaminuar kokën e rëndësishme, dhe të cilët thonë se vërteton që teoria ekzistuese e evolucionit të njeriut mund të jetë gabim.

Shumica e antropologëve besojnë se speciet tona kanë ardhur nga Afrika rreth 200,000 vjet më parë – dhe se një grup u largua rreth 80,000 vjet më vonë përpara se të përhapej në të gjithë botën. Por në vend të teorisë së njerëzve që vijnë thjesht nga Afrika, studimet e reja sugjerojnë se karakteristikat e rëndësishme të njerëzve në të vërtetë janë zhvilluar në Azinë lindore.

Në të vërtetë mund të ketë patur momente përzierje intensive, teksa njerëzit e hershëm në Azi u shpërngulën dhe u kthyen në Afrikë, pra duke mos patur një ngjarje të vetme të krijimit të njeriut modern. Kjo do të thotë se njerëzit modernë përbëhen nga ADN-ja e paraardhësve nga Azia dhe Afrika, nëse studiuesit janë të saktë.

Kjo histori është një zhvillim i një teorie që është hedhur poshtë gjerësisht nga akademikët për dekada të tëra, disa prej të cilëve sugjerojnë se është sajuar për të theksuar rolin e Kinës. Por nëse pretendimet e reja janë të vërteta, kjo mund të provojë se teoria e tallur prej kohësh është në të vërtetë e saktë.

Koka e rëndësishme, e njohur si kafka e Dali, u gjet 40 vjet më parë në Kinë. Ishte një herë një pjesëtare e specieve të hershme – dhe paraardhësve tanë – Homo erectus. Është çuditërisht e paprekur, me shkencëtarët ende të aftë për të shohin fytyrën dhe kafazin e trurit siç do të kishte qenë kur i zoti i saj jetonte rreth 260.000 vjet më parë.

Ka ngjashmëri të çuditshme me Homo sapiensin modern. Dhe studimet e reja sugjerojnë se ajo ka shumë më tepër të përbashkëta se sa pritej  me mostrat e gjetura në Marok.

Studimet e fundit pra mund të sugjerojnë se njerëzit mund të mos jenë zhvilluar në Afrikë dhe pastaj të jenë larguar. Ngjashmëritë sugjerojnë se njerëzit e hershëm modernë mund të mos kenë qenë të izoluar në një vend teksa karakteristikat e tyre zhvilloheshin, por mund të kenë patur karakteristika të përbashkëta kudo në botë.

Shkencëtarët tani shpresojnë të bëjnë më shumë krahasime mes kafkës së Dali me ato të gjetura në Marok. / Burimi: The Independent / Përgatiti: Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *