Home»Sport»Jeep Wrangler: gjenerata e re e ikonës së fuoristradave

Jeep Wrangler: gjenerata e re e ikonës së fuoristradave

Kishin njoftuar se do të ishte një evolucion dhe një revolucion. Dhe tre fotot e para tregojnë se Jeep ka mbajtur premtimin: brezi i ri i Wrangler është i ndryshëm nga ai i mëparshmi, por shumë i dallueshëm. Pamjet janë ofruar për herë të parë, çuditërisht, në Sema Show në Las Vegas, ekspozitë dedikuar pjesëve rezervë dhe pajisjeve. Në të njëjtin okazion, marka e grupit Mopar FCA ka bërë të ditur se ka më shumë se 200 aksesorë për të personalizuar modelin e ri.

Ndërsa duke pritur për debutimin zyrtar në Los Angeles Motor Show, planifikuar për në fund të nëntorit, informacioni mbi Wranglerin e ri është shumë i paktë. Tani për tani ne duhet të mbështetemi tek premtimet: modeli, thotë Jeep, do të ofrojë “kapacitet 4×4 edhe më legjendar, motorr efiçient, më shumë opsione ‘open air’, sisteme sigurie dhe teknologji që nuk është parë kurrë më parë.” Përveç kësaj, ajo do të jetë e mundur për të zgjedhur midis “dhjetëra” kombinimeve të dyerve, tavanëve dhe xhamave. / Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *