Home»Enciklopedike»Ja çfarë dyshimesh kanë ekspertët, për transplantin e kokës të kryer në Kinë

Ja çfarë dyshimesh kanë ekspertët, për transplantin e kokës të kryer në Kinë

Neurokirurgët  Sergio Canavero dhe Ren Xiaoping njoftuan të premten, më 17 nëntor, se ata arritën të kryenin “transplantin e parë të kokës” nga dy kufoma. Një eksperiment ky i cili ngriti shumë diskutime dhe pyetje të panumërta.

Ky eksperiment u kryer nga dy trupa të pajetë, pasi që “dhuruesi” dhe “marrësi” ishin të dy të vdekur. Operacioni zgjati 18 orë dhe u krye në Kinë.

Gjatë konferencës për shtyp, kirurgu nuk dha asnjë informacion nëse transplanti kishte shkuar mirë, por ekipi publikoi detajet e operacionit në Surgical Neurology International. Dy ekipe të kirurgëve kryen kështu një prerje të kokës së  dy personave që kishin ndërruar jetë. Pastaj ata e vendosën kokën e njërit prej trupave në  trupin e tjetrit, duke lidhur nervat dhe enët një nga një. Ata gjithashtu lidhën gjëndrën e tiroides, hendekun dhe ezofagun, si dhe nervin vagus.

Sipas tyre shumë pacientë janë vullnetarë. Deri kohët e fundit, një nga personat që po vuante  nga sëmundja e Werdnig Hoffmann, e cila i shkaktoi  atrofi muskulare, ishte një nga kandidatët kryesor. Ai më vonë e ka braktisur këtë projekt dhe ekipi i neurokirurgut italian tregon që transplantimi i parë do të jetë tek një pacient kinez.

Komuniteti shkencor është shumë kritik ndaj Sergio Canavero. “Unë nuk mendoj se operacionet e kryera në pacientët  të cilët kanë vdekur mund të përshkruhen si të suksesshme, pasi ne nuk mund të shikojmë në qofte se ka funksionuar kjo gjë apo jo” thotë neuroshkencëtari Dean Burnett në të përditshmen britanike ‘The Guardian’./Bota.al/

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *