Home»Lifestyle»Shendeti»Ja çfarë duhet të hani, nëse ndjeni dhimbje koke, pagjumësi dhe lodhje

Ja çfarë duhet të hani, nëse ndjeni dhimbje koke, pagjumësi dhe lodhje

Të gjithëve na ndodh të kemi ditë të lodhshme, nga ato ditë që, sa zgjohesh në mëngjes, e di se vetëm kur të shtrihesh në darkë sërish në shtrat, ke për të gjetur qetësi. Dhe kjo, vetëm në rastet kur arrin të të zërë gjumi. Si për të keq, sa herë lodhesh shumë, nuk të zë as gjumi lehtësisht.

Ajo çfarë ne nuk dimë, është se lodhja dhe pagjumësia që mund të ndiejmë, mund të jenë të lidhura edhe me dietën tonë ushqimore. Ndaj, ndonjëherë duhet t’i shohim produktet ushqimore që marrim për të mos i pasur këto shenja.

Një nga mikroelementët që nuk duhet të mungojë në dietën tonë, është magnezi. Magnezi merr pjesë në mbi 300 reaksione kimike në trupin tonë, gjë që bën të kuptohet se sa rol të rëndësishëm ka për shëndetin. Nga ana tjetër, Mg është i përfshirë në proceset e prodhimit të energjisë dhe në ato të sintezës së proteinave që siç e dimë, luajnë rol kyç në jetën tonë. Jeta është bashkekzistenca e trupave proteinikë, ndaj dhe duhet të pranojmë se, nuk ka jetë cilësore pa magnez.

Magnezi mund të parandalojë dhimbjet e kokës dhe të reduktojë nivelin e serotoninës, e cila është një neurotransmetues që rregullon humorin tonë. Kur marrim më pak magnez me ushqime, ndihemi më të trishtuar. Nga ana tjetër, nëse këto nivele të marrjes janë më të ulëta, mund të shfaqen simptoma si pagjumësia dhe, në raste të rralla, edhe depresioni. Nevojat ditore të magnezit llogariten rreth 400 mg për meshkujt dhe 300 mg për femrat.

Një tjetër aleat i shëndetit tonë është edhe vitamina K. Vitamina K është e tretshme në yndyrna, pra mund të thithet lehtësisht në zorrë nga ushqimet që ne marrim. Vitamina K ka një rol të rëndësishëm në aktivizimin e disa faktorëve të koagulimit, duke e bërë atë të rëndësishme në mpiksjen e gjakut. Ajo mund të merret lehtësisht thuajse nga gjithë nga perimet jeshile. Mjaftojnë sasi shumë të pakta të saj në ditë për të pasur një shëndet të mirë, ndërsa në mungesë të vitaminës K për një kohë shumë të gjatë, aq sa të mbarojnë edhe rezervat e organizmit (dukuri mjaft e rrallë), mund të çojë në hemorragji të shprehura, por edhe në simptoma neurologjike, si ato të mësipërmet : dhimbja e kokës, pagjumësia dhe lodhja e tepërt. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *