Home»Magazine»Historia e Universit në 6 kapituj

Historia e Universit në 6 kapituj

Nga Big Bengu tek formimi i Sistemit Diellor, Stjuart Klark dhe Elizabet Pirson zbulojnë lindjen e Unqiversit dhe historinë e jetës së tij në 6 kapituj

2009-a mund të hyjë në librat astronomike, si viti kur filloi një revolucion në të kuptuarit tonë mbi universin. Ikonathyesi në qendër të kësaj përmbysjeje nuk është një person, por një makineri: teleskopi hapësinor Plank. I emërtuar sipas emrit të fizikantit të madh gjerman, Maks Plank, anija u lëshua nga Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) atë vit, me misionin e zbulimit të “skemës” së Universit – një pamje të mbjetjeve të yjeve dhe galaktikave që na rrethojnë sot.

Për një shekull, kozmologët kanë qenë tejet të zënë me zhvillimin e teorive matematikore që përshkruajnë historinë e Universit, nga momentet më të hershme deri në ditët e sotme. Por tashmë, analiza e skemës së Plank, po zbulon një numër të vrimash sabotuese, apo ’anomali’ siç i quajnë shkencëtarët, që nuk duket se i përshtaten historisë.

Një gjë është e sigurtë: të dhënat nga teleskopi Plank, tregojnë se Universi është më i vjetër nga sa pritej, me rreth 50 milionë vjet. Ai gjithashtu përmban shumë materie të errët misterioze, dhe më pak atome se sa mendohej më parë. Dhe ndërsa këto mund të tingëllojnë serioze, ato janë në fakt shqetësimet e fundit të një kozmologu.

Shumë më shqetësuese është e ashtuquajtura “njolla e ftohtë” …

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *